Këshilla nga njerëz të suksesshëm për të diplomuarit

Të veshur me kapele dhe pelerina, para se të marrin diplomat e tyre, të diplomuarit dëgjojnë fjalime nga njerëz të shquar që ndajnë hsitori dhe opinione mbi jetën e tyre.

Presidenti Obama,Universitetin Rutgers në Piscatway, New Jersey, iu tha të diplomuarëve se problemet e vështira nuk mund të zgjidhen përmes izolimit. Ai gjithashtu kritikoi mendjet të cilat i përshkroi si anti-shkencë, anti-intelektuale që shumë shpesh përshkojnë politikën.

“Në politikë dhe në jetë , injoranca nuk është virtyt,” tha Obama. “Nuk është e këndshme të mos dish se për çfarë je duke folur. Kjo nuk i bën gjërat reale dhe nuk tregon sesi duhet të jenë. Kjo nuk është për të sfiduar korrektësinë. Ju thjesht nuk dini për çfarë të flisni.”

keshilla-nga-njerez-te-suksesshem-per-te-diplomuarit-businessmag

Shefja operative e Facebook Sheryl Sandberg, duke folur për të diplomuarit e Universitetit të Kalifornisë, Berkely, përmendi vdekjen e papritur të burrit të saj në vitin 2015  si një pikë kthese që e mësoi atë për elasticitetin.

“Kam mësuar për thellësinë e trishtimit dhe brutalitetit të humbjes,” tha ajo. “Por unë mësove se kur jeta iu vë poshtë, ju mund t’a godisni me shkelm, të çani sipërfaqen dhe të merrni frymë përsëri. Kam mësuar se në emër të asgjësë, apo në emër të çdo sfide, ju mund të zgjidhni kuptimin dhe lumturinë.”

keshilla-nga-njerez-te-suksesshem-per-te-diplomuarit-businessmag

Ish-moderatorja e talk-show-eve televizive Oprah Winfrey ishte e ftuar në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Jonhson C. SmithCharlotte, Karolinë e Veriut.
Ajo ju argumentoi studentëve të përpiqeshin në drejtim të përsosmërisë, dhe mos të humbisnin besimin në rast se pengoheshin, sepse “dështimi është rruga e Zotit për t’ju lëvizur në një drejtim tjetër.”

/businessmag.al