Je CEO i ri? Ja si të të marrin ‘seriozisht’!

“Si të më marrin seriozisht si një themelues i ri?” Ky artikull u shfaq në Quora, rrjetin e ndarjes së njohurive ku bëhen pyetje dhe kërkohen përgjigjie nga pikëpamja individuale e anëtarëve të saj.

Kjo përgjigjie vjen nga Jason M. Lemkin, sipërmarrës dhe Venture Capitalist në Quora: Aaron Levie e nisi Box kur ishte 19 vjeç, Mark Zuckerberg dhe Bill Gates lanë shkollën kur ishin 19-vjeç, ju të gjithë e dini këtë.

Ja si qëndron çështja:

• Fillo me bizneset e vogla dhe të mesme. Është më e lehtë të të marrin seriozisht, jo vetëm si CEO, por edhe si kompani me bizneset më të vogla. Ato mbyllen më shpejt, marrin më shpejt vendime, dhe janë pronarët që e marrin riskun. Sa më shumë “portëruajtës” të jenë ata, sa më shumë vendimmarrës, aq më e vështirë është. Ti merr 1 ose 2 konsumatorë më të mëdhenj, por mos fillo në një kompani kur nuk e njeh atë 95 % nga 100 %.

• Ji gjithmonë në front. Bëji vetë të gjitha shitjet, mbështetjen për konsumatorin dhe post-shitjet. Sekreti: klientët ‘vdesin’ të flasin me CEO-n. Madje edhe me CEO-n e një kompanie që përbëhet vetëm nga 2 veta. Edhe një CEO 18-vjeçar.

• Në 12 muaj, do të jesh më i miri që mund të ketë në tregun dhe produktin tënd. Kjo vetëm do të përmirësojë. Do të përmirësohesh shumë. Do të kesh kaq shumë eksperiencë me 10, 15, 100, 1000 konsumatorë nën ‘etiketën’ tënde.

• Ji i respektueshëm dhe mos pretendo se cili je (si CEO). Vetëm pak duhet të ‘hiqesh’ që produkti yt bën më shumë se ç’bën në fakt. Por mos u hiq se je në këtë biznes më gjatë nga sa kohë ke. Konsumatorët ‘adoptues të hershëm’ nuk duan të blejnë vetëm sot, por të blenë edhe ty. Dhe ata e dinë që po marrin një risk. Drejtoji nëpërmjet të vërtetës, njohurive dhe entuziazmit.

/businessmag.al