Jack Dorsey, CEO “bujar” i Twitter

Jack Dorsey, Themelues i Square dhe Twitter, flet ne skene te TechCrunch Disrupt SF 2012 BusinessMag Shqiperi – Tags: BUSINESS SHKENCE, TENNOLOGJI 

Thuajse një javë pas pezullimit të 300 punonjësve nga puna, CEO i Twitter Jack Dorsey i bën një dhuratë të madhe kompanisë.

Themeluesi i Twitter planifikon t’u japë një të tretën e aksioneve me vlerë rreth 200 milionë dollarë, që përbëjnë 1% kompanisë , punonjësve të tij. Dorsey e ka njoftuar lajmin më 15 tetor të këtij muaji.

“MË MIRË TË ZOTËROSH NJË PJESË TË VOGËL TË DIÇKAJE TË MADHE, SE SA NJË PJESË TË MADHE TË DIÇKAJE TË VOGËL”

Duke thënë se “më mirë të zotërosh një pjesë të vogël të diçkaje të madhe, se sa një pjesë të madhe të diçkaje të vogël,” , kjo është lëvizja e Dorsey-t e cila po kërkon ta ndihmojë Twitter-in të rritet.

Kjo lëvizje strategjike e Dorsey-t vjen në një kohë shumë delikate për kompaninë në tentativa për të rritur përqindjen e përdoruesve të rrjetit social ‘Twitter’. Dorsey pushoi nga puna 336 punonjës, 8% e të cilëve nga stafi i tij, vetëm pak ditë pas riemërimit për herë të dytë si CEO i rrjetit social. Pezullimet u bënë në pjesën më të madhe nga departamenti i inxhinierisë, pasi ai mendonte se puna do të shkonte më mirë me një skuadër më të vogël.

Pavarësisht se sipas Dorsey-t ‘investimi’ te punonjësit do të ndihmojë Twitterin të rritet, vendimi ka shumë gjasa që më tepër të rrisë moralin në rradhët e kompanisë pas lëkundjeve nga pezullimet e fundit.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj