Ja cila është arsyeja pse femrat janë lidere më të mira se meshkujt

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se femrat janë lidere më të mira sesa meshkujt. Studimi ka vlerësuar personalitetin dhe karakteristikat e përafërsisht 3,000 menaxherëve.

Në pothuajse të gjitha fushat dhe aspektet, ata kanë konkluduar se femrat janë lidere shumë më të mira sesa meshkujt.

Femrat janë treguar më të mira sesa meshkujt në katër nga pesë kategoritë, të cilat hulumtuesit i kanë studiuar: komunikimin e qartë dhe iniciator; të hapura dhe të afta për të shpikur gjëra të reja; shoqërizimi dhe mbështetja e stafit; menaxhimi metodik, qartësimi dhe arritja e objektivave.

Sidoqoftë, hulumtuesit gjithashtu kanë deklaruar se meshkujt janë më të mirë sesa femrat në ballafaqimin me stresin dhe kanë treguar nivele më të larta të stabilitetit emocional.

Bizneset duhet të tërheqin përherë klientë dhe të rrisin produktivitetin dhe të ardhurat. Në bazë të kësaj, kemi parë që gratë rrezikojnë më tepër se burrat.

Edhe pse numri i femrave që drejtojnë kompani ka rënë, kjo s’do të thotë se nuk janë më të mira në pozicionet menaxhuese se meshkujt, në marrjet e vendimeve apo në gjëra të tjera.

Burimi:www.businessmag.al