Çfarë duhet të bëni që të jepni më të mirën gjatë verës në punë?

Qofshi ju një punonjës i vjetër apo një praktikant, ka gjasa që ndonjëherë ta kapni veten duke ëndërruar me sy hapur për pushimet, në vend që të jeni produktivë në punë. Ka një emër për këtë fenomen, “ngadalësimi i verës”, që vjen nga rritja e temperaturave, nga shpërqëndrimet e verës dhe një dëshirë e flaktë për të lënë të gjitha detyrat pas.

Nëse jeni një viktimë e saj, rrini i qetë se të paktën nuk jeni i vetëm. Studimet tregojnë se një e katërta e punonjësve ndihen jo-produktivë gjatë verës. Madje kjo ka qënë më e theksuar pas përhapjes virale të lojës ‘PokemonGo’, ku në vend të fokusimit në punë, ta kenë mendjen pas lojës. Në fakt tërheqja nga loja është aq e fortë, sa një grup punonjësish të revistës ‘Forbes’ endeshin rreth vendit të punës në kërkim të një krijese të lojës.

Më poshtë do t’ju japim disa mënyra për të qenë produktivë:

  1. Punoni në temperatura optimale.

Koha në stinën e verës është arsyeja kryesore që e keni kaq të vështirë që të fokusoheni. I nxehti fillon të largojë çdo pikë produktiviteti, si dhe i ftohti apo ajri i kondicionerit mund t’ju sëmurë. Vendosja e temperaturës së duhur në zyrë mund të shkaktojë një rritje të produktivitetit.

  1. Sistemo

Një tjetër lëvizje e zgjuar është vendosja e rregullit në jetën tuaj, sidomos nëse vendin tuaj të punës e keni rrëmujë. Janë kryer shumë studime në lidhje me organizimin fizik, dhe mund të lexoni diçka më shumë për të planifikuar mënyrën se si do të organizoni vendin.

  1. Ushtrohu

Mbase nuk është ideja më e mirë për t’u stërvitur jashtë, në të nxehtin përvëlues, por koha për t’u abonuar në palestër është padyshim. Merrni pjesë në stërvitje në grup, ose shkoni notoni në pishina. N.q.s. zyra juaj ka një të tillë, përdoreni atë.

  1. Vendosni qëllime.

Tani që jeni mendërisht i organizuar, fizikisht gati dhe duke punuar nën temperatura optimale, përfitoni nga qetësia e verës për të kuptuar cilat janë qëllimet tuaja për muajt në vijim.

/businessmag.al