Andrew Song: Një këshillë nga Facebook

Andrew: Përshëndetje të gjithëve. Në termat e këshillave që do t’ju jepja, ajo që do thosha unë është të gjeni diçka për të cilën keni vërtet pasion dhe të fokusoheni vërtet shumë te ajo, është tepër e vështirë për të ndërtuar një produkt të mirë, gjithashtu të gjesh diçka që do të sjellë ndryshim!

Andrew Song, Menaxher Produkti nё Facebook, rrjeti social më popullor me më shumë se 1.65 miliardë përdoruesë aktivë të përmuajshëm. Ai, drejton përpjekjet e produktit për konsumatorët e Facebook Messenger, një aplikacion mesazhimi për telefonat celularë i përdorur nga më shumë se 900 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Para kësaj, Andrew ka ndihmuar Facebook-un të zhvillohej në një platformë lider mediale për artikujt e lajmeve dhe videot dixhitale nëpërmjet një serie përmirësimesh brenda “News Feed” të Facebook, gjithashtu të sillte produkte të reja në treg si Trending Topics, Instant Articles dhe videot autoplay. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, shikimet e videove në Facebook kanë arritur mbi 4 miliardë në ditë, shifër që shërben si referuese në të gjithë botën.

Pasi foli në konferencën e Spark.me ai iu drejtua me një këshillë audiencës së BusinessMag.al për ti treguar se çfarë nevojitet për të ndërtuar një produkt të mirë.

/businessmag.al