6 Faktorë të Rëndësishëm që Kapitalstët e Ndërmarrjeve Marrin Parasysh para se të Investojnë

Unë vazhdimisht flas me ndërmarrës, dhe duket se ata të gjithë ndajnë të njëjtën pengesë: sigurimin e financave. Nganjëherë, përdorimi i burimeve ekzistuese nuk është një mundësi  e zbatueshme dhe kreditorët tradicionalë nuk miratojnë huanë e një biznesi, duke rezultuar në nevojën për para të kapitalit të ndërmarrjeve.

Realitet: Vetëm një përqind e kompanive të Shteteve të Bashkuara kanë rritur kapitalin nga Ndërmarrjet Kapitaliste.

Kam pasur mjaftueshëm fat për të bashkëvepruar me disa ndërmarrës kapitalistë gjatë viteve të fundit. Njëri prej këtyre kapitalistëve të ndërmarrjeve është Burak Basel, i Basel Holdings. Projekti i tij më i ri, JuiceBot, është një sistem i shpërndarjes me bazë në San Francisco i cili eleminon paketimin e shishevve të plastikës. Unë i kërkova Basel të tregonte faktorët e rëndësishëm të cilët i kërkon para se të investojë, të cilat janë më poshtë.

  1. Karakteri i partnerëve të biznesit

Njerëzit prapa një ideje ose një kompanie, dhe më e rëndësishmja prapa karakterit të tyre janë shumë të rëndësishëm. Ju mund të keni idenë më të mirë në botë, por nuk mund të realizohet kurrë me ekipin e gabuar.

‘’Serioziteti, sinqeriteti, potenciali  për marrëdhënie afat-gjate dhe etika e punës të gjitha luajnë rol të madh.  Një ekip i cili kupton rolet e tyre dhe i performon ato me dashuri dhe entuziazëm është vështirë t’a mundësh atë ekip. Unë duhet të ndihem plotësisht i sigurtë në aftësitë gjithashtu edhe në karakterin e ekipit para se të investoj’’, thotë Basel.

  1. Kapaciteti i partnerëve të biznesit.

Ju nuk mund të mbushni rolet e biznesit fillestar për hir të krijimit të një ekipi dhe lansimit. Ju duhet të siguroheni se çdo person është i kualifikuar dhe posedon aftësitë për t’a dërguar biznesin në nivelin e ardhshëm. Për shembull, një zyrtar i lartë financiar me përvojë të kufizuar financiare është një dështim i cili do të ndodhë, përderisa një zyrtar i lartë i marketingut me përvojë të kufizuar të marketingut është pengesë e madhe.

‘’Duuhet të ketë një ekip të aftë me potencial për të rritur biznesin dhe për t’a dërguar atë drejt niveleve të larta të suksesit’’, shpjegon Basel. Përvoja dhe të dhënat e fundit luajnë rol të madh në ofrimin e një besimi më të madh. Ndërtimi i ekipit të duhur të themelimit rrit mundësitë e sigurimit të parave nga Ndërmarrjet Kapitaliste.

  1. Idetë inovative

Çdo biznes i ri është Uber i diçkaje, dhe del nga loja.

Me më pak se 1 përqind e kompanive të Shteteve të Bashkuara të cilat pranojnë para nga Ndërmarrjet Kapitaliste, ju duhet të dalloheni, dhe mënyra për t’a bërë këtë është të keni diçka unike. Ju do të tërhiqni vetëm interes fillestar nëse ideja juaj është diçka të cilën Ndërmarrjet Kapitaliste nuk e kanë parë disa herë deri tani.

Basel thotë, ‘’Duhet të jetë e re dhe diçka që askush më parë nuk e ka provuar ose që nuk ka arritur sukses me të. Diçka e re do të rrisë interesimin tim mjaftueshëm që të paktën të shikoj prezantimin’’.

  1. Përfitimi i përbashkët

Bizneset shkojnë e vijnë, dhe përderisa askush nuk ka një përqindje të saktë, shumica e njerëzve dështojnë bizneset në mes të 80 dhe 90 përqind. Bizneset e pakta të cilat përjetojnë sukses masiv të gjitha zgjidhin një problem.

Uber bëri udhëtimin më të lehtë. Snapchat bëri komunikimin më të lehtë. Airbnb bëri udhëtimet më të lehta. Besoj se e kuptoni.

‘’Më pëlqejnë bizneset të cilat sjellin vlerë për komunitetin dhe njerëzimin në përgjithësi. A zgjidhin ata një problem të shkallës së lartë? A ofrojnë ata një përfitim që një përqindje e lartë e popullatës do të dëshirojë t’a përdorë? Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve është po, atëherë keni gjasa shumë më të mëdha për të tërhequr interes’’ thotë Basel.

  1. Qëndrueshmëria afat-gjate

‘’Duhet të jetë diçka me jetëgjatësi për ta bërë të vlefshme nga pikëpamja e një investitori. Një ide afat-shkurtër mund të jetë ende e konsiderueshme dhe e dobishme, por jo në mënyrë tipike nga pikëpamja e një Ndërmarrësi Kapitalist’’, sugjeron Basel.

Kapitalistët e ndërmarrjeve shpërndajnë miliona dollarë, duke dëshiruar kthime më të shumta nga ai investim. Për këtë arsye Ndërmarrjet Kapitaliste fokusohen në qëndrueshmërinë afat-gjate të një ideje. Nëse ata nuk besojnë se jetëgjatësia është mjaftueshëm e madhe, ata thjeshtë nuk do të investojnë.

  1. Pikëpamja financiare

Kapitalistët e Ndërmarrjeve investojnë për të bërë para. Nuk ka arsye tjetër. Është një biznes.

Basel nuk ndryshon nga të tjerët, duke thënë, ‘’Gjëja e fundit që e shikoj është pikëpamja financiare e biznesit, duke vendosur se kur do të fillojë të bëhet i dobishëm’’. Marrëveshja duhet të ketë kuptim financiar dhe të mos bllokojë paratë për shumë gjatë. Qëllimi është të kompensojmë atë investim fillestar dhe të ri-investojmë në një tjetër projekt.

Jo çdo mundësi do të prodhojë kompensime gjatë natës, dhe rreziku përballë shpërblimit gjithmonë merret në konsideratë. Përderisa çdo marrëveshje është ndryshe, potenciali i përfitimit dhe mundësitë e kompensimit në investimin fillestar gjithmonë analizohet fuqishëm.

/enterpreneur.com.al