5 Pyetjet Që Duhet Të Bësh Në Mënyrë Që Të Vendosësh Se A Ke Nevojë Për Një Partner Biznesi

Kur ti shkruan aq shumë sa unë, ti bombardohesh me njerëz që dëshirojnë të të kenë partner. Shumica janë njerëz që merren me shitje që e shohin se ti ke ndonjë aftësi që ata nuk kanë dhe e shohin potencialin e shitjes në të, edhe pse ata nuk kanë ndonjë konsumator në vetvete. Të tjerët mendojnë që kam para që dua t’i investoj në një skemë pa kuptim me dikë që nuk e njoh. Këto gjëra më ndodhin aq shpesh dhe mua më kujtohen këshillat që më janë dhënë gjatë viteve:  të mos kem  një partner biznesi.

Por, kam pasur partnerë biznesi dhe ka funksionuar mirë, e cila më bëri të mendoj (po, po e di gjithmonë një hapësirë e rrezikshme ) për atë se çfarë duhet të bësh që një ortakëri biznesi të funksionojë. Pra, jashtë asaj supe kimike e cila është mendja ime vijnë këshillat rreth vendosjes se a të kesh një biznes partneri apo jo (  Unë do mund të shkruaja këshilla se a të kesh apo jo një partner romantik por duke u  bazuar në performancën time në lidhje me atë, as unë nuk do të ndiqja atë këshillë).

1.A ka partneri im potencial i biznesit aftësi që mua më mungojnë?

Kur unë bashkë-themelova Rockford Greene me Pat Sullivan, kuptova se ishim një çift i mirë. Pat dhe unë kemi qenë shokë nga shkolla e mesme dhe ai gjithmonë ka qenë mirë nga paratë, në atë mënyrë se si disa njerëz janë të mirë në muzikë ose art. Unë jam i mirë në trajnim, këshillim  dhe inatosje të njerëzve. Aftësia ime e inatosjes së panjohurve me shkrimet e mia  bënë shumë njerëz nervoz, por Pat gjithmonë thoshte, “shiko se si po ndikon te këta njerëz emocionalisht. Unë i imagjinoj ata duke shkumëzuar zemërim nga goja e tyre dhe aq të nervozuar sa që menxi shtypin’’. Pat  tha se për çdo kënd që e kam nervozuar unë me siguri kam fituar gjashtë admirues. Ai kishte të drejtë.

2.A ndanë partneri im potencial i biznesit vizionin tim për kompaninë?

Para se të themeloja Rockford Greene International unë kisha disa ortakëri që nuk funksionuan, më së shumti sepse unë dhe partneri im kishim këndvështrime të ndryshme të asaj se çfarë strukture duhet të ketë kompania. Unë dëshiroja të ndërtoja diçka, përderisa ai dëshironte të merrte paratë dhe të ikte. Unë dëshiroja të ndërtoja një vend pune tradicional që do të kishte grupe të punonjësve, ose të paktën disa njerëz të bashkuar nga vlerat: ai, në anën tjetër, dëshironte të ishte më shumë si një firmë ligjore ku njerëzit do të sillnin klientë të qëndrueshëm dhe ne të gjithë do të ishim autonom. Vizionet tona nuk përshateshin ( pa përmendur sjelljet e tij të çoroditura dhe temperamentin e nxehtë), kështu që unë u largova.

  1. A kam nevojë për financa?

Shumë ndërmarrës kanë nevojë për financa që të fillojnë ose të dërgojnë kompaninë e tyre në nivelin e ardhshëm. Ti mund të gjesh një partner që të ofron atë, por para se të nxitosh në ortakëri merr në konsideratë të gjesh investitorë se sa një partner.

4.A ka gjasa kompania ime të prodhojë të ardhura të mjaftueshme për mbështetjen e partnerit?

Ty mund të të nevojitet një partner por nëse të ardhurat e tua janë të tilla që ti nuk mund t’a paguash as veten, as partnerin tënd atëherë biznesi yt do të dështojë.

5.A ka partneri yt aftësi të cilat të nevojiten vetëm për një kohë të shkurtër?

Nëse të nevojitet dikush të organizojë rrjedhën tënde të parave, shkruaj një kontratë ose një propozim, pastaj ti me siguri nuk do të kesh nevojë për partner; ty do të të nevojitet një këshillues, avokat ose shkrimtar i pavarur.

/entrepreneur.com.al