5 Mësime nga Një Adoleshente e Cila Themeloi Kompaninë e Saj të Inçizimeve

Shumica prej vendimeve të mëdha të jetës janë të nxitura nga një dëshirë e madhe për të luftuar një problem ose për të përmirësuar një gabim. Dhe kështu kanë lindur shumë biznese të mëdha dhe e njëjta qëndron edhe për Iliana Eve, 14 vjeçare, e cila filloi kompaninë e saj të inçizimeve, Drink The Lemonade, për të rritur vetëdijësimin për abuzimin ndaj fëmijëve.

Zotërimi i një kompanie inçizimi, ose i çfarëdo biznesi për atë çështje është një gjë e vështirë. Dhe për Iliana, është edhe më e vështirë për shkak se ajo ka qenë edhe vetë viktimë e abuzimit. Tani ajo shpreson që të jetë në gjendje t’i ndihmojë viktimat tjera të abuzimit ndaj fëmijëve të cilët mund të mos kenë mbështetjen e njerëzve influencues si babai i saj, Jonathan Hay, një gazetar i famshëm dhe Kemar McGregor, një producent i muzikës reggae.

Me këngën e saj të parë, Letters, të publikuar përmes kompanisë së Snoop Dogg, Doggy Style Records e cila gjithashtu doli edhe në Billboard, Iliana tashmë kishte prezantimin e nevojshëm për të pasur ndikim në industrinë e muzikës. Brenda disa muajsh, ajo inçizoi një këngë të titulluar Mommy ku tregoi përvojën e saj.

‘’Incizimi i Mommy ishte një përvojë e dhimbshme e kujtimit të maktheve dhe shprehjes së tyre. Pjesa e tekstit që me të vërtetë më lëndoi ishte ‘dushet e gjata që i bëj nuk largojnë kujtimet e këqija’. Po shpresoj që kjo këngë mund të bëjë një ndryshim, dhe ndoshta të lehtësojë dhimbjen dhe të kujtoni se nuk jeni vetëm’,tha Iliana.

Më poshtë janë disa mësime që ndërmarrësit mund t’i mësojnë nga Iliana e cila ndërmori hapin e guximshëm të fillimit të kompanisë së saj të inçizimit dhe ndërtoi një markë të fuqishme nga një përvojë negative.

  1. Nuk ka të bëjë vetëm me ju.

Përderisa Iliana mund të bënte tërë tregimin vetëm për veten e saj dhe të fokusohej vetëm në çështjet për të cilat ishte pasionante, ajo vendosi t’i ndihmonte të tjerët të cilët po kalojnë në një përvojë të ngjajshme si ajo për të gjetur paqe përmes muzikës së saj.

Nëse jeni pasionantë për produktin tuaj dhe nuk e dini se a e pëlqejnë të tjerët, ju rrezikoni të përfundoni sikur konsumatori juaj i vetëm. Përderisa krijoni diçka, krijoni atë që i ndihmon të tjerët, veçanërisht njerëzit të cilët ndajnë tregimin e njëjtë si tuajin.

  1. Zotëroni platformën tuaj.

Një gabim që shumica e ndërmarrësve bëjnë është ndërtimi i karrierës së tyre në platformat e njerëzve të tjerë. Përderisa ndoshta ju keni nevojë të filloni në plaftormën e të tjerëve që tashmë janë të suksesshëm, ju duhet të ndermerrni hapa aktivë për t’i bërë vetes një platformë të cilën mund t’a kontrolloni.

Përderisa përgatitej për të lansuar këngën e saj të parë përmes një kompanie të njohur, Iliana mori qasjen proaktive për të filluar kompaninë e saj të inçizimit. Kjo zgjedhje i dha asaj kontrollin e nevojshëm për t’u siguruar se mesazhi shpërndahet, pa ndërhyrjen e ekzekutivëve tjerë.

  1. Merrni mbështetje nga të tjerët.

Kur filloni herët, ju duhet të kërkoni sa më shumë mbështetje që mundeni. Ju mund të filloni duke përdorur lidhjet e të afërmve të ngushtë, sikur Iliana që përdori lidhjet e babait të saj për të takuar dhe për të punuar me producentet dhe muzikantët më të mëdhenj në industri.

Kjo nuk do ju japë vetëm shtytjen e hershme për të cilën karriera juaj ka nevojë por gjithashtu do të përforcojë vetëbesimin tuaj dhe do ju japë përvojën e nevojshme për të vazhduar më tutje në karrierën tuaj.

  1. Krijoni besueshmërinë tuaj.

Në biznese, duke përfshirë industrinë e muzikes, besueshmëria është shumë e rëndësishme. Ju mund të krijoni besueshmërinë tuaj nga fillimi duke u lidhur me njerëz të njohur në industrinë tuaj.

Duke punuar me artistë si Snoop Dogg, Cyhi The Prynce ( producentin e Kanye West) dhe producentin e Eminem Kxng Crooked of Slaughterhouse, Iliana ishte në gjendje të shpërndante emrin e saj herët. Kjo do të thotë se kur ajo në fund të publikojë albumin e saj, ajo do të ketë mbështetjen e këytre njerëzve dhe se industria do ta marrë atë më seriozisht.

  1. Askush nuk është shumë i ri.

Zotërimi i një kompanie inçzimi është një akt zakonisht i atribuar ndaj njerëzve të fuqishëm në industiri. Me Ilianan e cila zotëron kompaninë e saj të inçizimit në moshën 14 vjeçare, thënia se mosha është vetëm një numër qëndron e vërtetë në këtë rast. Përderisa ne kemi një numër të madh të ndërmarrësve të rinj të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre dhe po i realizojnë ato në një moshë të re, e vërteta është se shumë të tjerë ende frikësohen të fillojnë diçka. Arsyetimi më i zakonshëm brenda këtij rrethi është ‘’Jam shumë i ri’’ dhe ‘’Nuk kam përvojë’’.

AYODEJI ONIBALUSI

Ayodeji Onibalusi është ekspert i marketingut dhe përkrahës i marketingut digjital të kualitetit të lartë. Ai ka më shumë se pesë vite përvojë duke ndihmuar kompanitë të krijojnë strategji të përmbajtjeve fituese. Mund të kontrolloni faqen e tij të kompanisë EffectiveInboundMarketing.com për të bërë porosi për plane biznesi të cilat i përshtaten më së miri biznesit tuaj.

/enterpreneur.com.al