25 Thënie për të Inspiruar Rrugëtimin Tuaj të Ndërmarrësisë

Thënia e duhur në kohën e duhur shpesh mund të ofrojë domethënie dhe perceptim më të thellë kur e kemi të nevojshme.

Thëniet mund të japin zgjuarsi, mund të prekin thellësinë e zemrës ose të jenë një ndriçim për të zgjuar mendjen tuaj. Një thënie e mirë mund t’ju japë pamje më të mirë se si të shikoni një situatë të vështirë ose të ofrojnë dritë në kohëra të errëta.

Ja disa thënie inspiruese nga ata njerëz intuita e të cilëve vazhdon të na ngritë lart.

  1. ‘’Motivimi im më i madh? Të vazhdoj të sfidoj veten. Unë e shoh jetën pothuajse sikur një arsimim universiteti të cilin nuk e kam pasur kurrë, çdo ditë mësoj diçka të re’’.- Richard Branson
  2. ‘’Gjeniu është 1 përqind inspirim, dhe 99 përqind djersë’’. –Thomas Edison
  3. ‘’ Sa herë që tregoni çfarë dëshironi ose çfarë besoni, jeni i parë që e dëgjoni atë. Është mesazh edhe për ju edhe për të tjerët se çfarë mendoni se është e mundur. Mos i vini vetes kufinj’’.- Oprah Winfrey
  4. ‘’Frika është një sëmundje. Kërkimi është kundërhelmi’’.-Travis Kalanick
  5. ‘’Nëse ju ofrohet një ulëse në anije kozmike, mos pyesni cila ulëse! Vetëm hipni’’. –Sheryl Sandberg
  6. ‘’Koordinimi, këmbëngulësia, dhe dhjetë vite përpjekje në fund do ju bëjnë të dukeni si një sukses gjatë natës’’.- Biz Stone
  7. ‘’Është mirë të festoni suksesin por është më e rëndësishme të mbani mësimet e dështimeve’’.-Bill Gates
  8. ‘’Ëndrrat, pas të gjithash, janë një formë planfikimi’’. –Gloria Steinem
  9. ‘’Pyetja që ia bëj vetes pothuajse çdo ditë është, ‘A po bëj gjënë më të rëndësishme që mund t’a bëj’?- Mark Zuckerberg
  10. ‘’Ju merrni jetën tuaj në duar, dhe çfarë ndodh? Një gjë e tmerrshme, nuk keni kë ta fajësoni’’.-Erica Jong
  11. ‘’Dikush që nuk ka bërë kurrë ndonjë gabim nuk ka provuar kurrë asgjë të re’’.-Albert Einstein
  12. ‘’Suksesi është të kaloni nga dështimi në dështim pa humbur entuziazmin’’.-Winston Churchill
  13. ‘’Mënyra e vetme për të filluar është të ndaloni së foluri dhe të filloni veprimet’’.-Walt Disney
  14. ‘’Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por ne shpesh e shikojmë shumë gjatë derën e mbyllur dhe nuk e shohim atë e cila është hapur për ne’’.-Helen Keller
  15. ‘’Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e doni atë që bëni, ju do të jeni të suksesshëm’’.- Albert Schweitzer
  16. ‘’Njerëzit e suksesshëm dhe ata jo të suksesshëm nuk dallojnë shumë në aftësitë e tyre. Ata dallojnë nga dëshirat e tyre për të arritur potencialin e tyre’’.-John Maxwell
  17. ‘’Është e vështirë të bëni një punë të mirë për të cilën nuk mendoni gjatë dushit’’.-Paul Graham
  18. ‘’Çdo goditje më afron edhe më shumë me suksesin’’.- Babe Ruth
  19. ‘’Pa ambicie askush nuk fillon asgjë. Pa punë nuk mund të përfundoni asgjë. Shpërblimi nuk do ju vijë të dera. Duhet t’a fitoni atë’’. –Ralph Waldo Emerson
  20. ‘’Ndërtoni ëndrrat tuaja, ose dikush tjetër do ju punësojë që t’i ndërtoni ëndrrat e tyre’’. –Farrah Gray
  21. ‘’Nëse do pyesja njerëzit se çfarë dëshirojnë, ata do të thonin kuaj më të shpejtë’’.-Henry Ford
  22. ‘’Ndërmarrësi është një vizualizues dhe një aktualizues. Ai mund të përëftyrojë diçka, dhe kur e përëftyron atë kupton saktësisht se si t’a realizojë atë’’.
  23. ‘’Jam i sigurtë se ajo që i ndan ndërmarrësit të suksesshëm nga ata jo të suksesshmit është këmbëngulësia’’.-Steve Jobs
  24. ‘’Çfarë është paraja? Një njeri i suksesshëm është ai që zgjohet në mëngjes, shkon në shtrat natën dhe në mes të këtyre bën atë që dëshiron’’.- Bob Dylan
  25. ‘’Arsimimi formal do ju bëjë të fitoni jetesën; vetë-arsimimi do ju bëjë të fitoni një pasuri’’. –Jim Rohn                                                  /enterpreneur.com.al