11 pyetjet që të gjithë menaxherët duhet t’ia bëjnë vetes

Një nga sfidat kronike të menaxhimit është: shumë gjëra pë të bërë në shumë pak kohë. Ka mundësira të shumta për ta shpenzuar këtë kohë më njerëzit, projektet, buxhetet, zgjidhjen e konflikteve, administrimin etj dhe është shumë e thjeshtë të ngecësh në detajet e operacioneve që i ndjek ditë pas dite, për të mos thënë minut pas minuti.

Por, në këtë realitet të biznesit ku zor se mbushesh me frymë mund të ndalesh një moment, të shohësh përreth teje dhe të marrësh frymë thellë për të vlerësuar atë që po bën dhe si je duke e bërë. Në frymën e kësaj, këto janë ato 11 pyetjet që të gjithë menaxherët duhet t’ia drejtojnë vetes.

1. A jam duke shpenzuar energjitë e mia në gjërat e duhura? Po i kushtoj vëmendjen e duhur fushave të biznesit që kanë më shumë nevojë për vëmendjen time apo po tentoj të merrem me ato funksione që janë më të thjeshtat ose që më pëlqejnë më shumë?

2. Sa mirë i kuptoj çështjet e kompanisë? Kjo mund të jetë e dukshme në një kompani të vogël, por jo kaq e qartë në një kompani të madhe. Po e kuptoj drejtë se si po fitohen paratë: të ardhurat marxhinale, oportunitetet dhe sfidat kërcënuese? Sa më në brendësi të biznesit tuaj të jeni, aq më mirë do të kuptoni kontekstin tuaj në kompani për të konkluduar në vendimmarrje të drejta.

3. Pse konsumatorët gjejnë vlerë te ne? Çfarë është ajo që vlerësojnë më shumë rreth biznesit tuaj-cilat produkte apo shërbime janë më tepër të vlerësuara? Është gjithmonë mirë të keni një përqasje sa brenda-jashtë të asaj se çfarë opinioni kanë konsumatorët tuaj rreth jush.

4. Sa mirë po u përqasem punonjësve? A kam patur mundësi t’i njoh personalisht? A i njoh pikat e tyre të forta dhe të dobëta, aspiratat e tyre? Mos shpresoni se do të arrini t’i motivoni, nëse nuk ofroni pak nga vetja për t’i njohur personalisht.

5. A më siguron kapitali njerëzor rezultatet e dëshiruara për biznesin? Kontabiliteti është thelbësor sepse në fund të fundit biznesi nuk është asgjë nëse nuk është i orientuar nga rezultatet. Sudimet tregojnë se një përqindje e mirë e menaxherëve të nivelit të lartë kanë probleme me kontabilitetin.

6. A po arrijnë aftësitë e mia të zhvillojnë punonjësit e mi? Duke qenë se një nga treguesit kryesorë të përfitueshmërisë së biznesit ROI (Return On Investments-Kthimi nga Investimi) është i vështirë për t’u matur në këtë pikë , zhvillimi i punonjësve është një funksion përgjithësisht që neglizhohet. Besnikëria është esenciale në marrëdhënien menaxher-punonjës.

7. Çfarë e mban menaxherin tim zgjuar gjatë natës? Të mendosh një ose dy nivele menaxheriale sipër teje është një ushtrim shumë produktiv që të jep një pamje të përgjithshme të të gjithë kornizës së kompanisë. Qëndroji arsyetimit se sa më të gjëra njohuritë e tua, aq më i/e vlefshme do të jesh.

8. A jam një bashkëunëtor i/e mirë? Në një organizatë të madhe të duhet patjetër të punosh ngushtësisht me individët për të kryer punët. A po bashkëpunoni natyrshëm apo jeni ngurrues?

9. A jam etik dhe i drejtë kur punoj me të tjerët? Jo më larg se kohët e fundit pamë rastin e Volksvagen-it për emetimet e dëmshme të oksidit të azotit në atmosferë. Të mos respektosh komunitetin, ka kosto shumë të mëdha, ndonjëherë rezulton fatale.

10. A përpiqem t’i zgjidh direkt situatat e vështira? Apo kam tendencën e pashmangshme të natyrës njerëzore që fokusohem në projekte që janë më pak problematike..më pak të mërzitshme dhe që të japin më shumë kënaqësi, por që në terma afatgjatë kanë më pak rëndësi?

11. A jam një shembull që të tjerët do ta ndiqnin pa hezituar? Jeta jote menaxheriale do ishte shumë herë më e lehtë nëse ia dilnit të bënit këtë. Besnikëria sjell produktivitetin. Një shembull pozitiv është një metodë më pak e dhimbshme dhe më e fuqishme për ta lehtësuar punën tuaj: sepse punonjësit dëshirojnë të ndjekin shembullin tuaj.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj