10 thëniet inspiruese që CEO-t ia thonë vetes çdo mëngjes

Fillojeni ditën duke përcaktuar se sa sukses doni të arrini në të ardhmen tuaj. Këto më poshtë janë disa mesazhe pozitive dhe frymëzuese për të filluar ditën, që CEO-t ia thonë vetes çdo mëngjes…

1. Rritja personale: Nëse ju sot e shtyni veten tuaj per një përmirësim sa më të madh, në të ardhmen do te jeni në gjendje të lidhni marrëveshje te mëdha. Është e rëndëshimshe të kërkoni mënyra sa më të mira per të ecur përpara.

2. Bëhuni sa më shumë efektiv që të jetë e mundur: Nëse ju jeni ballafaquar me një ngarkesë që i tejkalon mundesitë tuaja, përqëndrohuni në menaxhimin e prioriteteve. Vendosni se çfarë është më e rëndësishme dhe mësohuni që për ta arritur atë duhet të kaloni shumë vështirësi.

3. Përpiquni të jeni të gjithanshëm: Për të ruajtur dhe ndërtuar marrdhënie të reja duhet kohë dhe durim. Mund të mos ju duket e efektshme të kaloni kohën duke diskutuar me kolegun tuaj, por mund të ndodhë që ky diskutim të jetë investimi më i mirë që arritët sot.

4. Gjeni rrugën e mesme: Nëse vendi juaj i punës është i mbushur me negativitet, i takon liderit ta heqë këtë trend dhe të krijojë një ambjent pozitiv. Jini të qartë që edhe ju prisni që edhe të tjerët të bëjnë të nëjtën gjë dhe rezultati do të jetë i përsosur.

5. Asnjëherë mos e pranoni mediokritetin: Askush nuk e arrin suksesin duke qëndruar brenda kufijve që e bëjnë të ndihet i sigurt. Provoni gjëra të reja, qëllime të reja dhe të guximshme për të mbajtur të ndezur pasionin tuaj. Rrëzoni barrierat dhe shmangni fjalë të tilla si “nuk mund të”, ose “e pamundur”.

6. Pranoni gabimet tuaja: Liderët më të suksesshëm janë të angazhuar në një proces të vazhdueshëm të të mësuarit, rritjeje dhe përmirësimi. Gjithmonë trajtojini deshtimet si një mësim, më tepër se një humbje.

7. Influenca është fuqi: Liderët e suksesshëm e dinë se sa shumë ndihmë ju është dashur për të mbërritur aty ku janë dhe ata e kuptojnë se sa të pavarur janë. Kur është e mundur, mos harroni të ofroni mbështetje dhe udhëzime për të tjerët rreth jush.

8. Falenderoni: Madje edhe fëmijët e kuptojnë rëndësinë e të thënit “Faleminderit”. Njerëzit ndihen të fuqishëm kur ata fillojnë të kuptojnë se po vihen re dhe po vlerësohen.

9. Karakteri qëndron në thelb të çdo suksesi: Ne të gjithë kemi tre versione të karakterit: një të cilin e ekspozojmë, një i cili reflekton se si ne mendojmë për veten tonë dhe atë që është i vërtetë. Sa më e madhe të jetë lidhja midis tyre, aq më autentike bëhet lidershipi.

10. Mos u ndjeni i lodhur: Njerëzit që kanë arritur majat kanë kultivuar një vlerësim të vërtetë për suksesin e tyre – një qëndrim që i mban ata të përulur dhe të hapur. Ajo gjithashtu shton intensitet për çdo gjë që ata kanë arritur.

/businessmag.al