10 Këshillat për karrierë që nuk na i thonë kur jemi 22

Katapultimi në tregun e punës pas përfundimit të studimeve cilësohet masivisht si fazë depresionuese për të rinjtë e çdo vendi dhe në çdo kohë, pa kufij hapësinorë apo kohorë. Një set këshillash që shërbejnë si guidë për karrierën jo vetëm të 22-vjeçarëve na vjen në ndihmë që këta të fundit të përballen me realitetin që shpeshherë për hir të së vërtetës është i hidhur në epokën kapitaliste.

1) Zgjidhni që të rriteni

Në karrierën tënde të hershme ti formohesh në bazë të kompanisë që zgjedh, kështuqë duhet të bësh zgjedhje të mençur. Është shumë e lehtë të zgjedhësh një kompani me emër ose mepozitë të mirë financiare, por ju rekomandoj t’i bëni vetes këto pyetje para se të zgjidhni diçka në jetë: Si e shikon kompania që zgjidhni ju ose mendoni të zgjidhni rritjen profesionale dhe atë personale të individit? Si e shikoni skuadrën tuaj të punës dhe si e parashikoni ngjitjen në karrierë në kompaninë që zgjidhni?

Në një moshë të njomët, vetëm 22-vjeçare, zgjedhja e profesionit të jetës është mbase një nga vendimet më delikate, që ka impaktin më afatgjatë. Kështu që shumë prej nesh në këtë moshë kemi tendencë të zgjedhin atë kompani që ka reputacionin më të lartë dhe nuk bazohemi në rritjen tonë potenciale në karrierë. Më mirë zgjidh një kompani me pak punonjës dhe ku mundësia për rritje është një opsion i mundshëm i së ardhmes, se sa një kompani me qindra mijëra punonjës e cila nuk ka për t’u zgjeruar më në të ardhmen.

2) Mos refuzoni kritika

Kur punoni me mish e me shpirt (ashtu siç bëjnë shumica e të rinjve në atë moshë) keni tendencën ta merrni feedback-un personal, qoftë i mirë apo i keq.

Kur merrni “feedback” pozitiv, mendoni se jeni më i miri i fushës suaj. Dhe nëse merrni një kritikë “negative” të çfarëdo lloj forme apo në çfarëdo lloj mënyre rreth asaj që bëni në punë, e lidhni direkt me personin tuaj dhe ju duket shumë personale vërejtja.

Për të luftuar këtë lloj reagimi ju rekomandoj që t’i jepni vetes 24 orë kohë në mënyrë që të kuptoni se çfarë kishte të drejtë dhe çfarë të gabuar në atë kritikë, dhe përpos kësaj se si mund ta përdorni atë në favorin tuaj.

3) Jini të gatshëm për të zgjeruar horizontin

Njerëzit e mbivlerësojnë rolin e mentorit në jetën e tyre. Në vend që të identifikojnë një person nga i cili mund të mësojnë dhe t’u bëjnë pyetje, më e mira do ishte që këtë gjë ta bëjmë rutinë të jetës. Shkruani ato që shikoni dhe dini, vëzhgoni se çfarë fuksionon dhe çfarë jo. Ju mendoni se mbani mend çdo gjë, por nuk është e vërtetë. Të shkruani “të zezë mbi të bardhë” ju ndihmon t’i keni perspektivat gjithmonë në vëmendjen tuaj. Në këtë mënyrë nuk keni për të harruar ndonjë motiv që ju bën të ngriheni nga shtrati në mëngjes për të nisur ditën.

4) Mësoni nga dobësitë

Në çafrëdo stadi të karrierës që të jeni ju duhet të mësoni gjëra të reja. Që kjo të mos ju kthehet në një proces të dhimbshëm në vitet e mëvonshme, duhet që ta përvetësoni zakonin e “të nxënit” të gjërave që në moshë fare të re.

Kështuqë në vend që t’ia mbathni nga gjërat që nuk i bëni mirë, mbështetuni te to.
Shkruani në mënyrë të shkëlqyer, por nuk jeni teknikë? Nuk ju bën keq të mësoni edhe ca marifete nga programe të tjera si ‘Photoshop’ apo ‘PowerPoint’, në mënyrë që ta kompletoni punën tuaj.

Jeni fantastikë për detaje por keni probleme me të parit e kornizës së përgjithshme të gjërave? Kërkojani ndonjë shokut/shoqes suaj që merret me manaxhimin e projekteve të tilla.

Vështirësia nuk qëndron në ekzekutimin e talenteve apo zotësive që natyra na i fal, merita qëndron kur që herët në karrierën tonë, i japim vetes kurajo për t’u përmirësuar në fushat e jetës që përbëjnë dobësitë tona.

5) Mësoni të shisni

Nuk bëhet fjalë për të mira materiale. (Aq më mirë nëse këtë punë e bëni shumë mirë!)

Ju duhet të mësoni të shisni idetë tuaja, ekspertizën sado modeste që është ajo dhe vizionin që keni. Bëjini idetë dhe prezantimin tuaj në mënyrë të atillë që t’ju diferencojnë nga “tufa”. Dhe kjo nuk ka pse të jetë domosdo përballë një audience me njerëz ose një fjalim publik. E rëndësishme është që ato pak gjëra që dini t’i realizoni në mënyrë sa më kreative dhe tërheqëse.

Në këtë moshë pa e kuptuar krijojmë “brandin” e vetes sonë dhe i krijomë vetes një nivel komforti në raport me individët e tjerë.

6) Syno për rezultate, jo njohje

E kemi dëgjuar shpesh nga të afërmit tanë dhe ata që na rrethojnë kur vjen një person i ri në punë dhe ‘merr meritat’ e punës së personit në fjalë dhe kjo sipas tyre “nuk është e drejtë”. Me të vërtetë është tmerrësisht stresuese kur dikush ju “vjedh” punën tuaj, djersën tuaj por e dini çfarë: Jeta nuk është gjthmonë e drejtë, as në punë s’ka pse të jetë ndryshe.

Megjithatë askush nuk kërkon ta shesë te publiku dhe këta të fundit ta pranojnë si të mirëqenë realitetin e hidhur. Eksperienca dhe koha kanë treguar se puna dhe djersa do t’ju shpërblehet nëse jeni të aftë dhe të zotë. Por ajo që duhet të bëni ju është që në vend që të fiksoheni për të marrë sa më shumë merita nga shefi apo të tjerët, të fokusoheni në punën tuaj për ta bërë mirë.

7) Kap gjërat e mëdhaja

Zhvilloni një nuhatje se çfarë është e rëndësishme për biznesin tuaj, çfarë është një prioritet, pse është i tillë dhe cilat projekte do ta mbështesnin prioritetin e përcaktuar. Ka risk të lartë, por ka edhe shpërblim të lartë. Puna që bëni me të mund të ndikojë në karrierën tuaj në terma afatgjatë. Jini të kujdesshëm, të zellshëm dhe këmbëngulës. Menaxherët kanë sy për të dalluar ata punonjës që nuk kanë frikë nga veprat e mëdhaja dhe punonjësit e tjerë do të duan që të jenë në të njëjtin ‘bunker’ me atë që ka kurajo.

8) Përdorini rrjete sociale në avantazhin tuaj

22-vjeçarët mendojnë rëndom se mediat sociale janë vetëm një mënyrë për t’u lidhur me miqtë. Ky mentalitet duhet të thyhet paksa pasi mediat sociale duhet të shërbejnë si një mjet i fuqishëm për t’u rënë në sy punëdhënësve të ardhshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, fshini ose bëni private foto apo komente që lidhen me periudhën tuaj të fetstave të çmendura gjatë periudhës së universitetit. Së dyti, përdoreni kalendarin çdo tre muaj si një kujtesë  që të përditësoni profilin e ‘LinkedIn’ me rezulatet dhe arritjet më të fundit, kështuqë rezymeja juaj do të jetë gjithmnonë e ‘freskët’.

9) Mësoni të mos dorëzoheni

Jack Welch, ish-President dhe CEO i General Electric dhe profesor në MIT (Massachussettes Institute of Technology),  ka një thënie mbi suksesin, të cilën ia vlen ta citojmë: “Karriera juaj nuk do të jetë gjithmonë një vijë e drejtë. Por ajo që ka rëndësi, është se si ‘t’i hipni kalit sërish.’”

Nëse një projekt apo praktikë pune nuk ju ka shkuar mirë, mos e lini ndjenjën e dështimit t’ju vendosë poshtë, përkundrazi, duhet të dilni mbi sipërfaqe. Suksesi juaj është thelbësisht i paracaktuar nga aftësia juaj për t’iu rikthyer sërish sfidave edhe pas një rrëzimi që nuk jep shpresë.

10) “Mikrobi” i mirënjohjes duhet t’ju ”infektojë” që në moshë të re

Mund të duket si jashtë mode, por njerëzit kujtohen për mirënjohjen në një mënyrë që ua kalon emocioneve apo motivuesve të tjerë. Falenderoni njerëzit që ju intervistuan, njerëzit që ju dhanë kohë nga koha e tyre që ju të ndani disa mendime tuajat me ta dhe njerëzit shembuj që me influencën e tyre kërkoni të keni sukses në jetë. Tregohuni shpirtmirë kur lavdëroni të tjerët dhe të sjellshëm mbi gjithcka. Mos harroni se njerëzit do ta vënë re këtë dhe do t’ua shpërblejnë me kalimin e kohës.