Të jesh Ndërmarrës do të Thotë të Shkruash Fatin Tënd, Sipas Këtij Themeluesi

Kush jeni ju dhe cili është biznesi juaj?

Emri im është Matt McCall, kam filluar 3 biznese në 13 vitet e fundit. Ndërmarrja ime e fundit, CrowdVest, është një platformë e mbledhjes së fondeve e cila u jep mundësi bizneseve të vogla të fitojnë para, dhe në të njëjtën kohë, ata që japin para të kenë mundësi të marrin zotërimin e kompanive në të ardhmen.

Çfarë ju dërgoi drejt kësaj ideje?

Para mesit të vitit 2015, vetëm investitorët e akredituar mund të investonin në kompani private. Pasi faza e fundit e JOBS Act u kalua lejonte Amerikanin mesatar të investonte në kompani private. Ligji i ri i referohet Rregullores A+. E pashë këtë si mundësi për t’ju ndihmuar ndërmarrësve të realizojnë ëndrrat e tyre të zgjerimit dhe gjithashtu të hapen në një botë të investimit të tyre.

Çfarë do të thotë fjala ‘’ndërmarrës’’ për ju?

Fjala ndërmarrës për mua ka të bëjë me zgjedhjen. Si ndërmarrës, ju shkruani fatin tuaj. Sa më shumë që punoni, aq më shumë gjasa keni për të qenë të suksesshëm. Unë zgjohem çdo mëngjes dhe vendos se si dua të shkojë jeta ime. Unë mund të shkoj një punë një orë më herët dhe të qëndroj një orë më vonë për të bërë punë shtesë për të arritur qëllimet e mia ose mund të marr një ditë pushim dhe të shkoj në pishinë. Këto janë zgjedhjet e mia. Siç mund t’a imagjinoni, kjo e dyta është shumë e rrallë në fazat e hershme të një kompanie të re. Por, me suksesin vjen mundësia për të zgjedhur kohën për veten tuaj.

Cila ishte sfida juaj më e madhe dhe si e tejkaluat atë?

Sfida ime më e madhe ishte që nuk u dorëzova. Para se të bëhesha ndërmarrës, kisha një punë tipike 9-5 pavarësisht nga performanca ime, kishte gjasa të mëdha që të paguhesha dy herë në muaj. Pasi fillova biznesin tim të parë situata ime financiare ndryshoi. Unë nxorra 401 mijë dollarë dhe kursimet e mia për t’i tejkaluar muajt e parë. Kishte një pikë në atë kohë kur vendosa të kthehem të punoj për ‘The Man’ që të mund të haja edhe njëherë ushqim i cili nuk vinte nga kutia. Fatmirësisht munda të kaloja edhe disa muaj me makarona dhe nuk e lashë pasionin tim. E tejkalova këtë sepse besoja në pasionin tim dhe e dija se nëse do kthehesha në jetën time të vjetër do t’a pyesja gjithmonë veten, ‘’çfarë nëse’’.

Çfarë problemi po sulmoni për momentin?

Kur shitni një shërbim i cili është i ri, është emocionues por edhe i frikshëm për shumicën e njerëzve. Përderisa ne të gjithë flasim për ndryshimet, shumica e njerëzve nuk bëjnë ndryshime dhe shkojnë me masën. Unë po shes një shërbim të fondeve, i cili do të ndryshojë pamjen e investimeve përgjithmonë dhe se si kompanitë dalin në publik. Mirëpo, për të qenë njëra prej kompanive për të shkuar në këtë rrugë krijon një frikë nga e panjohura. Unë po e zgjidh këtë duke i treguar përfitimet çdo klienti potencial dhe se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen. Dhe në fund, unë do të jem udhëzuesi i tyre, dhe t’i siguroj se CrowdVest do të jetë aty për ta dhe se jemi bashkë në këtë. Faktori besim do të krijojë një marrëdhënie afatgjatë me klientët.

Në çfarë tipari mbështeteni më së shumti kur merrni vendime dhe pse është i rëndësishëm ai për ju?

Unë shikoj qëllimin e madh në çdo vendim që marr. Shumë njerëz marrin vendime afat-gjate të bazuara në faktorë afat-shkurtër. Për shembull, nëse një klient potencial nuk është në gjendje të paguajë tarifat menjëherë, shumë ndërmarrës ndalojnë biznesin sepse kanë nevojë për para për të financuar atë biznes sot. Mirëpo, në qëllimin e madh, ky klient potencial mund të shndërrohet në një prodhues afat-gjatë i të ardhurave dhe i cili mund të jetë klient me vite. Gjithmonë shikoni shtrirjet afat-gjate të çfarëdo vendimi që merrni.

Si është zhvilluar stili juaj i udhëheqjes?

Si ndërmarrës, mësohesh të drejtosh të gjitha aspektet e biznesit tuaj në fazat e hershme. Ju jeni ekipi i shitjes, kryeshefi ekzekutiv dhe ekipi i pastrimit në fund të natës. Sapo zgjerimi të ndodhë dhe të tjerët të përfshihen ju duhet të kuptoni se si udhëheqës duhet të jeni delegator i suksesshëm i detyrave. Në vitet e hershme, unë mikromenaxhoja punonjësit dhe e kuptova se ishte një humbje kohe. Sot unë udhëheq me shembuj. Jam i pari që vij në zyrë dhe i fundit që dal nga aty, kjo do i bëjë punonjësit tuaj të ndjekin shembullin tuaj.

A ka ndonjë thënie të veçantë të cilën e përdorni si motivim personal?

Së pari unë nuk jam një person besimtar, por jam shpirtëror, dhe kjo është një thënie e fuqishme nga The New Testament, Matthew 7:7, ‘’Kërkojeni, dhe do ju jepet. Kërkojeni, dhe do t’a gjeni. Trokitni, dhe do të hapet për ju’’. Kjo ka qenë inspirimi im nga dita e parë. Nëse nuk kërkoni ose trokisni, nuk keni gjasa të suksesit.

/entrepeneur.com.al