Sjelljet e një Gjeniu

Shumë pak njerëz e kanë përjetuar ndjenjën e të qenit një gjeni, por secili prej nesh e ka farën brënda për të qenë një i tillë. Njeriu e ka më të lehtë për të mësuar nga shembujt dhe për këtë arsye po iu njohim me sjelljet e disa prej gjenive të planetit tonë.

Investoni në Ar.

Ari është pasuri. N.q.s keni kursyer Lekë mos ngurroni t’i investoni ato në ar. Kjo do të ishte këshilla e Dr. Yoshiko Nakamatsu . Ai është shpikësi i disketës ( floppy disk) dhe mbajtësi i më shumë se 3300 shpikjeve. Sipas tij ari bllokon valët e radios dhe televizionit që janë të dëmshme për imagjinatën . Ne ndoshta s’mund ta rrethojme veten me ar, por mund të largohemi nga smogu elektronik ( valët e lëshuara nga kompjuterat , wi-fi, celularët, tabletat etj. )  me një ecje ne natyrë.

Uji. 

Në ditët kur Benjamin Franklin jetonte në Londër, një zhytje në  lumin Tamiz i jepte atij forcën e duhur për të vënë idetë e tija në shërbim të njerëzimit. Mjeshtri Hipokrat besonte se terapia e ujit ndihmon gjakun të përhapet më shpejt në organet e trupit dhe iu jep atyre mundësinë të punojnë në nivel të lartë. Ne kemi fatin të jemi Mesdhetarë dhe si të tillë duhet të zhytemi më shpesh në ujrat tanë kurues. Kur vera mbaron , rekomandohen dushe të shpeshta të cilat mbyllen me një temperaturë të ulët të ujit. N.q.s jeni guximtarë mund të shtoni pak akull .

SHUMË PAK NJERËZ E KANË PËRJETUAR NDJENJËN E TË QENIT NJË GJENI, POR SECILI PREJ NESH E KA FARËN BRËNDA PËR TË QENË NJË I TILLË.

Lërini lotët të rrjedhin. 

N.q.s doni të bëheni krijues si Steve Jobs, lërini lotët tuaja të rrjedhin. Në librin e tij autobriografik Stivi pranon se lotët e tij ishin burim frymëzimi.  Ai i lejonte ato të rridhnin kur ishte i mërzitur apo i gëzuar. Shkencërisht është provuar se rrjedhja e lotëve shoqërohet me çlirimin e hormoneve që qetëojnë  mendjen dhe trupin tuaj.

Institucionet Arsimore

Ndërprerja e studimeve nuk është më një tabu. Lista e sipërmarrësve  që kanë ndërprerë marrdhëniet me institucionet arsimore , por jo me edukimin është e gjatë . Mund të përmendim emra si : Bill Gates, Mark Zuckerberg apo miliarderen më të re Elizabeth Holmes. Ata na mësojnë se për t’u bërë një gjeni duhet të adhurojmë “Botën e Dijes” çdo ditë , qofshim apo jo pjesë e institucioneve arsimore.

Mos nxitoni . 

Shkrimtarja e mirënjohur e ” Fëmijëve të Mijëvjeçarit “, J.K Rowling e ulur në një poltron të trenit që shkontë në Londër, ngurroi për të kërkuar për një laps për t’i hedhur frymëzimet e saj në letër. Së pari , ajo u fut në ” Botën e Ideve” dhe filloi të luante me karakteret e saj që po lindnin aq shpejt.  Pasi shkoi në shtëpi pranë fëmijëve të saj , filloi të shkruante ndër librat më të bukur të magjisë që njerëzimi ka lexuar.