Si të Mbroni Veten dhe Biznesin tuaj nga Kriminelët në Internet

Kriminelët online të sotëm kanë aftësinë të lëvizin më shpejt dhe më fshehurazi se kurrë. Ata janë aty për të arritur tek ju, dhe shfrytëzojnë çdo mundësi. Varësisht se a jeni pronar biznesi ose konsumator, këtu janë katër mënyra se si të mbroni veten.

  1. Kontrolloni dy herë blerjet tuaja online.

Mashtrimi ka kaluar në internet. Ne vitin 2015, Shtetet e Bashkuara filluan të përdornin mikroçipë EMV. Edhe pse është e mërzitshme të fusësh kartën, e bën më të vështirë që kriminelët të kopjojnë ose falsifikojnë kartën tuaj. Por hakerët kanë kaluar në internet për të shfrytëzuar numrat e kartave të kreditit të cilat janë ende të prekshme. Përqindja e mashtrimeve të brendshme u rrit në vitin 2016, pothuajse duke dyfishuar dhe duke arritur një numër prej 4.98 dollarëve në rrezik për 100 dollarë shitje në vitin 2016, krahasuar me 2.7 dollarë në vitin 2015.

Mbani kartën tuaj të kreditit me kujdes, dhe miqësohuni me bankierin online. Do ju duhet të kontrolloni dy herë blerjet me atë kredit kartë.

  1. Përshtatni metodat tuaja të pagesës me preferencat e komunitetit global.

Shitës, kujdes. Porositë ndërkombëtare janë ende 62.4 përqind më në rrezik se ato të brendshmet. Por para se të vendosni të ndaloni së shituri ndërkombëtarisht, provoni t’i përshtatni metodat tuaja të pagesës me preferencat e vendeve të ndryshme.

Sipas Michael Reitblat, kryeshefit ekzekutiv të Forter dhe the Merchant Risk Council(MRC), ka  të bëjë vetëm me qasjen e mendimit të duhur. ‘’Nëse prisni që konsumatorët Australianë të sillen njëjtë si ata të Shteteve të Bashkuara, e keni shumë gabim’’, tha Reitblat. ‘’Ju do të lejoni mashtruesit brenda dhe do të përjashtoni konsumatorët e mirë. Çdo vend ka norma të sjelljes online, sikur që çdo vend ka kulturë të ndryshme. Sistemet e parandalimit të mashtrimeve dhe ekipet duhet të analizojnë të dhënat e tyre nga kjo pikë dhe të kuptojnë se si ndryshojnë konsumatorët nga e gjithë bota, dhe si ta përshtatin sistemin e tyre me secilën kombësi.

  1. Rrisni sigurinë e rrjetit, veçanërisht nëse jeni në industri të veshjeve.

Përqindja e sulmeve në websitet e veshjeve ka shkuar në 69.9 përqind. Kriminelët online shënjestrojnë faqet luksoze dhe vjedhin gjërat më të shtrenjta. Por kur industria luksoze rriti sigurinë e rrjetit, kriminelët vazhduan të blenin të njëjtat gjëra luksoze të cilat ishin të radhitura ne faqe të veshjeve, p.sh çanta Michael Kors.

Industritë e veshjeve dhe të tjera faqe tani duhet të ndjekin procese gjyqësore. Një trend i ri i sigurisë vjen nga ‘’cloud’’. Kompanitë e sigurisë si Opaq Networks, iu japin faqeve mundësinë të ngushtojnë kontrollin e sigurisë dhe të përmirësojnë shkathtësinë e biznesit nga një panel i centralizuar. Kjo mundësi e bën shumë të lehtë rritjen e sigurisë pa shumë shpenzime ose probleme.

  1. Ndryshoni fjalëkalimet tuaja.

Hakerët kibernetikë janë paraqitur në shumë kryetituj në muajt e fundit, nga ajo e Rusisë të DNC dhe Yahoo duke zbuluar më shumë së një miliardë llogari të cilat ishin të kompromentuara te Amazon S3 duke rënë dhe duke ndikuar miliona prej faqeve më të mëdha. Sipas gazetares së rubrikës së teknologjisë në Wall Street Joanna Stern, ‘’Nëse nuk keni qenë pre e hakerëve deri më tani, gjasat janë edhe më të mëdha në vitin 2017’’.

Varësisht këtyre vërejtjeve të shpërndara, 55 përqind e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim për shumicën, nëse jo për të gjitha, faqet. Një tjetër 26 përqindësh përdorin fjalëkalime të lehta për t’u mbajtur në mend ose lehtë për t’u hamendësuar si ditëlindjet dhe emrat e fëmijëve.

Nëse dëshironi të shmangni bërjen e njërit prej miliarda njerëzve të cilët kanë qenë pre e këtyre, përdorni fjalëkalime të forta gjithkund. Sipas Bloomberg Businessweek, merr vetëm 10 minuta për të thyer një fjalëkalim i cila ka 6 shkronja. Shtoni dy shkronja shtesë dhe disa shkronja të mëdha dhe ai numër kalon në 3 vite. Shtoni vetëm një shkronjë më shumë dhe disa numra ose simbole dhe do t’iu duhen 44.530 vite për t’a thyer. Ju gjithashtu duhet të përdorni pyetje të vështira të sigurisë, dhe mos ripërdorni informacionet e fjalëkalimit.

Mos u bëni statistikor, por mos i lejoni hakerët të ju frikësojnë nga shitja online. Përdorni këto këshilla për t’i ndihmuar biznesit tuaj të qëndrojë i sigurtë.

/entrepreneur.com.al