Si Ta Kaloni Dëshpërimin e Tre-mujorëshit të Parë

Kështu sezoni i çmendur i pushimeve ka mbaruar dhe çereku i parë tani është në zhvillim të plotë. Me emocionet dhe të qënurit të zënë të çerekut të katërt janë larguar, tani jeni të mbërthyer duke u përpjekur për të nisur me sukses produkte të reja, me shpresën e pastrimit të shitjeve gjatë një kohe që është tejet e ngadalshme.

Këtu janë disa faktorë kyç për t’u marrur në konsideratë për të siguruar që sezoni i Çerekut të parë të shitjes të jetë i suksesshëm

Krijoni mundësi për shfaqjen e produktit tuaj
Prioriteti juaj i parë në një produkt të ri është për t’u siguruar që ju keni mundësi për ta shfaqur atë për klientët tuaj. Qoftë nëpërmjet mbledhjeve sy-më-sy, nëpërmet email-it, reklamave, ekspozitave apo iniciativave tjera. Niseni bisedën me klientët tuaj dhe vlerësojeni se si do të perceptohen produktet tuaja të reja. Kjo do t’ju lejojë t’i shtyni ato që ju duken se kapin më shumë interes dhe mendoni dy herë për produktet që nuk duket që përshtaten në treg.

Jepni informacione të nevojshme dhe të dobishme të produkteve të reja
Gjëja tjetër, kur e krijoni katalogun tuaj ose kur i jepni informacionet e produktit, siguroheni që të ofroni të gjithë materialin e nevojshëm për të cilin klientët tuaj do të kenë nevojë. Kjo përfshin çmimin, përshkrimin, funksionet dhe më e rëndësishmja arsyeja se pse ky produkt është e dëshirueshëm për konsumatorin.

Bëjë vend për produkte të reja
Ndërsa i tregon produktet tuaja të reja, ju gjithashtu duhet të mendoni se si t’a lëvizni inventarin e produkteve të vjetra. Para se të përfundojë sezoni i zënë, strategjikisht vendosni një zbritje në një artikull që ju doni të siguroheni që të largohet për të bërë vend për produktet e reja. Kjo do t’i rrisë shitjet dhe do të përgatisë depon tuaj për produkte të reja.

Ngriteni emocionin
Së fundi,  krijoni një parashikim për produktet tuaja të reja dhe lini të kuptohet çka është duke ardhur. Jepini klientëve tuaj të lartë, shkrimtarëve PR dhe blogerëve një mostër të produkteve të reja për t’a nisur pak emocionin. Kjo do të lejojë njerëzit që të marrin një paraqitje të shkurtër të artikujve të rinj që do të vijnë së shpejti.

Nëse keni ndërmend paraprakisht për nisjen e produkteve tuaja të reja në tremujorin e parë me hapat e mësipërme, jeni të garantuar që të keni një tremujorësh të parë emocionues dhe të suksesshëm.

JASON LUCASH

KONTRIBUES

entrepreneur.com.al/