Shkencëtarët krijojnë diellin më të madh artificial në botë

Eksperimenti mund të çojë në forma të reja të energjisë së pastër.

Shkencëtarët në Gjermani po krijojnë një diell artificial. Në tërësi sistemi është i përbërë nga 149  drita të mëdha, të cilat përbëjnë së bashku strukturën e njohur si “Synlight“. Në mënyrë individuale ato janë llamba xenon të përdorura si në projektuesit e kinemave, të cilat kur vendosen në punë simulojnë rrezet e diellit.

Ky sistem prodhon një dritë me intesitet 10,000 herë të rrezatimit diellor që bie natyrshëm në Tokë.

Një dritë e tillë është një furnizim i rrallë në Gjermani në këtë kohë të vitit. Pra, shkencëtarët janë në gjendje ta simulojnë atë dhe kështu të testojnë mënyra të reja për të krijuar dritë me burime të pastra të energjisë.

Krijimi i kushteve të tilla – me temperaturë mbi 3000°C – është çelësi për mënyrat e testimit për të krijuar hidrogjenin, sipas Bernhard Hoffschmidt, drejtor i institutit DLR për kërkimet diellore.

Shumë e konsiderojnë hidrogjenin si lëndën e së ardhmes, sepse nuk prodhon emetim të karbonit kur digjet dhe normalisht nuk shton problem në ngrohjen globale.

Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në univers, por gazi i hidrogjenit i pakombinuar me elemente të tjera është relativisht i rrallë në Tokë. Një nga mënyrat e prodhimit të tij është ndarja e ujit në komponentët e tij duke përdorur elektricitet në një proces të quajtur elektrolizë.

Eksperimenti është i vendosur në një dhomë, e cila mbrohet nga rrezatimi që të mos shkaktohen probleme të ndryshme.

Qëllimi është përdorimi përfundimisht i dritës së diellit më tepër se dritën artificiale të prodhuar në eksperiment, i cili kushton 3 milionë paund për t’u ndërtuar dhe kërkon katër orë më shumë energji se sa mund të përdorë në një vit një familje me 4 persona.

Hoffschmidt pranoi se hidrogjeni nuk është pa probleme – ai është një gaz shumë i paqëndrueshëm – por duke e kombinuar me monoksidin e karbonit e prodhuar nga burimet e rinovueshme, shkencëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë edhe karburant miqësor ndaj natyrës për industrinë e aviacionit.