Shenjat që tregojnë se paguheni pak

Të paguhesh pak është një nga aspektet më dekurajuese të punës.

“Është e logjikshme, sepse për shumë njerëz, kompesimi është një provë konkrete se sa mirë je duke e bërë punën tënde, — dhe sa vlerësohesh për atë që bën,” ka thënë Lynn Taylor, ekspert në fushën e punësimit.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2014 nga Glassdoor.com, 39% e të punësuarëve mendonin se ata nuk paguheshin mjaftueshëm për punën që bënin.

Ja disa shenja që tregojnë se po paguheni më pak nga çfarë duhet:

Ti nuk ke negociuar kurrë për pagën tënde

Një analizë e bërë nga Salary.com thotë se kur nuk arrrin të diskutosh pagën tënde pontecialisht do të të kushtojë më shumë se 1 milionë dollarë gjatë rrjedhës së karrierës tënde.

Ti nuk ke patur një rishikim të performancës tënde apo rritje për gati një vit

Nëse e ke parë që koha për një rishikim të performancës tënde si ka ardhur ashtu ka ikur – pa patur ndonjë rritje – atëherë ti e ke një arsye të besosh se po paguhesh pak.

Mendimi jot është ‘Unë’ jam i lumtur që jam i punësuar’

A e mendoni shpesh se jeni i vetëkënaqur vetëm për faktin se keni një punë? Shumë menaxherë e kuptojnë këtë, dhe nëse ju vazhdoni të mendoni kështu atëherë as ata nuk ka në plan t’ju ofrojnë një rrogë më të lartë.

Të gjithë rreth e rrotull teje po marrin shpërblime – vetëm ti jo

A flitet shpesh për bonuse, apo shpërblime ndërmjet kolegëve – por ti asnjëherë nuk përfiton diçka?

Ndoshta je treguar i pavëmëndshëm, por duhet të gjesh arsyen pse ti nuk merr para shtesë… dhe sidomos atëherë kur je i bindur se i meriton.

Përgjegjësitë e tua janë rritur, por paga jo

Nëse shefi juaj vazhdon t’ju jap detyra, punë shtesë, dhe sidomos më shumë përgjegjësi pa ndonjë rritje apo kompesim ose të paktën të diskutojë për këtë temë, kjo është një shenjë që ti paguhesh pak.

Ti paguhesh më pak se kolegët e tu me të njëjtin nivel eksperience dhe edukimi

Edhe pse njerëzit rrallë flasin hapur për paratë – dhe në shumë kompani kjo gjë është e ndaluar – mund të ketë shoqata apo evente të ndryshme njohjeje ku njerëzit me të njëjtin nivel ekperience që punojnë në fusha të ngjashme tregojnë anekdota rreth punës së tyre dhe pikërisht aty zbulohet paga e gjithsecilit.

Nëse gjatë kësaj bisede ti ndihesh i diferencuar për pagën, atëherë vërtetë nuk fiton mjafueshëm.

Kërkimet tregojnë se ti paguhesh pak

“Ti duhet të jesh në krye të pagave aktuale për pozicionin e punës që ke,” ka thënë Taylor. “Ka shumë faqe online për ta parë këtë, për shembull PayScale.com, Glassdoor.com, Indeed.com dhe Salary.com.

Rritja e pagës tënde është e papërfillshme

Në varësi të departamentit, kompanisë, industrisë ku punon, veçanërisht kur rritja është mjaft e ulët ose e papërfillshme, atehërë ju paguheni pak.

/businessmag.al