Rregulli i treshit

Nëse po kërkon për fokusim me të cilin të nisësh ditën, përdor teknikën e “Rregullit të treshit”

Një nga teknikat më të fuqishme të menaxhimit të kohës është “Rregulli i treshit” ( i marr nga libri Getting Results the Agile Way). Me botimin e librit “Një Vit Produktiv”, unë kam shumë gjëra për të bërë. Intervista në media, intervista për librin, artikuj për të shkruajtur dhe libra për të lexuar. Më kaq shumë gjëra, është e vështirë të zbulosh se ku duhet të fokusohesh. Është e nevojshme të thuhet se “Rregulli i treshit” më ka ndihmuar shumë.

Rregulli është i thjeshtë:

• E para, shkruaj tre gjëra që do të realizosh sot.

• E dyta, shkruaj tre gjëra që do të realizosh këtë javë.

• E treta, shkruaj tre gjëra që do të realizosh këtë vit.

Vetëm kaq.

Libri ka katër rekomandime pasi ti ke aplikuar këto rregulla:

1. Filloje ditën duke menduar se ku duhet të fokusosh sot.

2. Pyete veten gjatë ditës – a të kujtohen tre prioritetet që kishe në fillim?

3. Përmirëso vlerësimet e tua – kushtoji vëmendje gjërave se sa zgjasin dhe përmirëso punën tënde gjatë kohës në vazhdim.

4. Ndihu mirë për rezultatet e tua! Thuaj vetes “Të lumtë” pasi ke arritur një atë që kishe si synim sot, apo ktë javë, apo ktë vit.

Problemi i produktivitetit dhe menaxhimit të kohës është se ata kërkojnë shumë punë, ndërsa “Regulli i treshit” jo. Çdo mëngjes ti mendon për tre gjërat kryesore që duhet të bësh dhe më pas i bën ato. Është një teknikë shumë e mirë për të zbuluar se ku duhet të fokusohesh.

/businessmag.al