Pse duhet ta ndryshoni password-in rregullisht?

Rishtazi një e njohura ime më kontaktoi për të kërkuar ndihmë me riaksesimin e llogarisë së kompanisë në Instagram. Dukshëm dikush kishte marrë password-in e Instagramit pasi kishte filluar të postonte mesazhe pa lidhje! Sugjerimi i menjëhershëm ishte ndryshimi i password-it në Instagram së bashku me atë të adresës së email-it.

Pastaj e provoi të ndryshonte fjalëkalimin e Instagramit, kuptoi që personi që kishte marrë qasje e kishte ndryshuar, rrjedhimisht i sugjerova ta rivendoste fjalëkalimin (reset) nëpërmjet adresës së email-it. Vetëm kështu arriti të rifutet me sukses në llogarinë e Instagram-it.

I rikujtova që duhet të ndryshonte edhe fjalëkalimin e email-it dhe përgjigja ishte “po do ta ndryshoj”!

E gjithë kjo bisedë ndodhi herët në mëngjes. Gjysmë dite më vonë, ajo më rikontaktoi për të më njoftuar se ia kishin rimarrë qasjen e Instagram-it dhe për më tepër llogaria në Instagram nuk rezultonte më aktive!

Bëmë disa tentativa për ta rikthyer por politikat e Instagram-it për llogaritë që ‘fshihen’ apo ‘mbyllen’, ishte që mos t’i riaktivizonte më si adresa. Pra, lajmi edhe më i keq ishte fakti që emri i përdoruesit në Intagram nuk ishte më i vlefshëm dhe e gjithë puna për akumulimin e ndjekësve në këtë platformë tashmë kishte shkuar kot!

Kur e pyeta përseri nëse e kishte ndryshuar apo jo fjalëkalimin e email-it, mu përgjigj se nuk kishte pasur mundësi ta bënte në mëngjes pasi ishte me celular! Dukshëm personi që kishte marrë akses më herët e kishte rimarrë qasjen e llogarisë në Instagram-it dhe në shenjë demostrative e kishte fshirë!

Në shumicën e rasteve të tilla është shumë e vështirë të kuptosh se si apo në çfarë mënyre ju është vjedhur qasja e llogarisë tuaj, por duhet të filloni të mendoni seriozisht që t’i paraprini situatave të tilla!

Përdorni një fjalëkalim të vështirë!!!

/businessmag.al