Nëse Përplas Një Tesla Që Të Shpëtosh Një Jetë, Elon Musk Mbulon Shpenzimet

Të blesh një Tesla natyrisht nuk është e lirë, Modeli S 2017 fillon nga $68,000 deri në $138,000. Pra, natyrisht që ato makina janë të shtrenjta për t’u riparuar. Por nëse përplas Tesla-n tënde  duke bërë bamirësi, bashkë-themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv Elon Musk me kënaqësi mbulojnë shpenzimet.

Këtë javë, një pronar i Tesla-s në Munich, Gjermani, përdori makinën e tij të shpetojë jetën e një vozitësi në autostradë.

Kur 41 vjeçari Manfred Kick kuptoi se vozitesi i një Volkswagen Passat ishte pa vetëdije në timon, ai u ndal para makinës së tij dhe frenoi derisa dy makinat u ndalën në mënyrë të kujdesshme. Ai pastaj i dha shoferit të sëmurë reanimim kardiopulmonar dhe u tha kalimtarëve të tjerë që të thërrasin zjarrfikësit për ndihmë, raporton Muenchner Merkur.

Të dy burrat janë mirë tani, por mendimi i shpejtë i Kick tani u kushton atyre më shumë se $10,000. Mirëpo, dje Musk bëri një tweet ku tregoi se Tesla do të kujdeset për faturën.

/entrepreneur.com.al