Mendoni Që Jeni Folës I Mirë?

Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni folës profesionistë publik, mos bëni gabimin e njëjtë që e bëri Steve nga Florida. Po e quaj atë ‘’Steve nga Florida’’ sepse jam admirues i Howard Stern.Steve është person i vërtetë dhe kjo është një histori e vërtetë. Emri i Steve është Steve, por ai nuk është nga Florida. Steve nga Florida nuk më njeh mua dhe dyshoj se më mban në mend. Ky është problemi. Ai duhet të më mbajë në mend. Unë e njoh atë.

Steve ishte folës para meje në një konferencë të bankierëve rajonalë së fundmi. Ai nuk ishte folës i keq. Ai e dinte temën e tij.Sigurisht, ai duhet ta dijë. Steve nga kompania e Floridës ofron shërbime të këshillimit të menaxhimit financiar, produkteve dhe trajnimeve për kryeshefë dhe menaxherë.

Po, Steve nga Florida i din gjërat e tij. Ai ka bërë këto për dekada dhe kompania e tij ka shumë klientë. Mirë për të.Çfarë është e çuditshme është që në faqen e tij ai prezanton veten si folës profesionist me shumë përvojë. Nuk do t’a njihnit atë nga prezentimi që e pashë duke dhënë. Nuk është që përmbajtja e tij ishte e keqe. Por sepse Steve nga Florida bëri gabimin që çdo folës fillestar bën: ai foli gjatë.

Në konferencën e bankierëve. Steve duhej të filste nga ora 9:00 deri në 10:15, dhe me 15 minuta pushim, pas të cilës isha caktuar unë të flisja rreth një orë duke filluar në 10:30 që t’a përmbyll konferencën. Gjërat nuk shkuan ashtu.Steve foli e foli shumë.Kur u bë ora 10:10, dhe ai duhej të përfundonte, ai vazhdoi të fliste. Steve po fliste ende në 10:20 pavarësisht se organizatori i takimit ishte në dhomë. Duke ndjerë disponimin e njerëzve por në të njëjten kohë i detyruar të tregojë gjithçka, Steve nxitoi gjatë 10 minutave të tij të fundit. Eventualisht, Steve, folësi me përvojë përmblodhi gjërat në 10:27..12 minuta më shumë se koha e tij e caktuar.

Faleminderit, Steve.

Si rezultat, 150 pjesëmarrësit kërkuan të bëjnë një pushim të shkurtër( të cilin nuk e bënë sepse kur natyra thërret, ajo thërret). Kur fillova të bëja prezentimin tim, kisha më pak se 45 minuta të bëja prezantimin tim 60 minutësh.Organizatori i takimit më kerkoi falje për sjelljen e Steve dhe me mirësjellje më tha që mund të zgjatja kohën time të caktuar. Por..kjo do të thoshte që un duhet të mbaja ata njerëz të shkretë përtej kohës së caktuar të konferencës. Kush pëlqen t’a bëjë këtë? Në vend të kësaj, me shpejtësi rregullova materialin e prezentimit që të mund t’a përfundoja në kohën e duhur.Steve nuk mërzitej. Ai nuk më kërkoi falje ose pjesëmarrësve për vazhdimin e tij. Hej..është bota e Steve dhe ne duhet të jetojmë në të.

A je folës? Atëherë fol në mënyrë profesioniste.

Folësit profesionistë janë të dispilinuar. Ata respektojnë kohën që janë të lejuar të flasin. Folësit si unë( dhe si Steve) kanë ego të mëdha. Ne kemi dëshirë ta dëgjojmë veten duke folur.Por më të mirët e dinë që ka një limit. Ata kuptojnë që nuk është koha e tyre, është koha e të gjithëve. Të marrësh 15 minuta shtesë të dëgjosh madhështinë e zërit tënd do të thotë që po shkakton probleme, shqetësime dhe bezdi të organizatori i takimit, pjesëmarrësit e tij dhe folësin e ardhshëm që tani duhet të vendosë a të mërzisë edhe më shumë audiencën ose të shkurtojë përmbajtjen që ai ishte paguar t’a shpërndajë në mënyrë që të mbajë gjërat në rregull.

Kur je folës profesionist nuk ka të bëjë me ty. Ka të bëjë me audiencën tënde. Është të shpërndash informata të vlefshme në mënyrë të këndshme gjatë kohës së caktuar. Ka të bëjë me respektimin e të tjerëve. Folësit e mirë e dinë këtë.Folësit fillestarë që gabimisht e mendojnë veten si profesionistë si Steve nga Florida duhet t’a mësojnë këtë. Nuk më intereson se a e kupton ai.Por shpresoj që ti po.

/entrepreneur.com.al