Këto Janë 5 Gjërat e Rëndësishme Të Biznesit Që Mund Të Mësoni Nga Miliarderja Oprah Winfrey

Nuk ka dyshim që Oprah Winfrey është një nga figurat më inspiruese në biznes dhe përderisa jo çdokush mund të ketë suksesin e saj, ka disa mësime biznesi që mund të mësoni nga përpjekjet e saj të biznesit me dekada.

Këtu janë të preferuarat e mia

Suksesi merr kohë.

Shumë ndërmarrës hyjnë në biznes duke menduar që kanë fituar para mjaftueshëm për lansimin e biznesit. Por, themelimi i biznesit nuk bëhet gjatë natës. Zakonisht merr dy ose tri vite që të ndërtosh një bazë të fortë dhe të sigurohesh se biznesi është i qëndrueshëm në tokë.

Unë përdori një frazë që e quaj ‘’TGFO’’ (Thank God For Oprah), sepse kur ajo filloi Oprah Winfrey Network, i mori asaj rreth tri vite që të sistemojë kompaninë e saj. Tani, i drejtohem asaj si udhëheqëse.

Nëse i merr rreth tre vite Oprah, e cila kishte çdo burim biznesi të botës në dispozicionin e saj, kapitale, admirues, një markë të mirë dhe më shumë që të ketë një biznes të fortë, kjo do të thotë që edhe ty do të të merr aq kohë. Sigurohu që ke planifikuar jo vetëm lansimin e biznesit, por edhe mbështetjen financiare të tij dhe të vetes tënde, për më shumë se tre vite para se të dish a do të ketë sukses biznesi.

Promovoni veten.

Vetë-promovuesit shpesh kritikohen. Si dikush që shpesh kritikohet nga kjo, unë përgjigjem. ‘’Mirë, nëse unë nuk promovoj veten, kush do t’a bëjë atë’’?

Oprah është kampion i njohur i kësaj strategjie. Ajo ka ndërtuar markën e saj duke qenë vetvetja, madje edhe duke e bërë veten modele të kopertinave në çdo edicion të revistës së saj.

Kjo e mban markën e saj shumë të qëndrueshme, dhe natyrisht, promovimi i saj ka sukses, sepse pothuajse çdokush në planet e di se kush është ajo. Merrni shembull nga Oprah dhe bëhuni të gatshëm të promovoni veten, biznesin, produktet dhe shërbimet e juaja vazhdimisht.

Punoni me talent të madh.

Përderisa Oprah ka mjeshtëruar artin e vetë-promovimit, ajo gjithashtu ka rrethuar veten me njerëz të mirë. Ajo nuk punëson vetëm më të mirët nga brenda, si Adam Glassman, menaxherin e saj kreativ për The Oprah Magazine, por ajo gjithashtu ka lansuar karrierën e dizajnerit Nate Berkus, mësuesin vetë-ndihmues Dr.Phil, të mençurën e financave personale Suze Orman dhe shumë të tjerë.

Duke punuar me këta talentë të mëdhenjë, ajo ka qenë në gjendje të zgjerojë atë se çfarë u jep konsumatorëve në terme të përmbajtjes dhe produkteve. Sigurohu që po kërkon talentin më të madh, qoftë për punësim apo edhe për bashkëpunim, në mënyrë që të çosh biznesin tënd në nivelin e ardhshëm.

 

Aftësohu për marrëveshje të mira.

Oprah gjithmonë ka qenë një mjeshtër i marrëveshjeve. Kur ajo u bë figura më e madhe në televizion, në vend që të ri-negociojë pagën e saj, ajo negocionte pasurinë e programit, gjithashtu edhe të studios që e prodhonte dhe një pjesë të distributorit te saj. Kjo është ajo që e ndihmoi atë të bëhet miliardere.

Kur ajo vendosi të bëhej zëdhënëse e Weight Watchers, ajo gjithashtu bleu një pjesë në kompani, dhe aksionet së fundmi janë rritur ndërkohë që pesha e saj ka rënë.

Të krijosh një marrëveshje të mirë ka qenë vulë nga Oprah nga e cila mund të mësosh. Shiko se ku mund të përmirësosh bërjen e marrëveshjes që të rregullosh vlerën afatgjate të biznesit dhe shëndetit tënd.

Jepni që të merrni.

Nuk mund të mendoni për Oprah pa menduar për gjërat e saj të dhuruara. ‘’Ti fiton një makinë’’!  vazhdon si ‘’meme’’ e preferuar e internetit edhe pas shumë viteve që ndodhi në shfaqjen e saj. Strategjia e saj e dhurimit të gjërave krijoi shumë entuziazëm, jo vetëm tek njerëzit që përfituan, por te çdokush që dëgjoi për këtë.

Derisa ti me siguri nuk do të dhurosh makina ose disa nga ‘’gjërat e tua të preferuara’’, ndoshta mund  t’u japësh mostra të produkteve ose shërbimeve të reja klientëve tu. Ose, fillo me këshillime falas që të tërheqësh konsumatorë të rinj.

Çfarëdo që të japësh, sigurohu që po krijon entuziazëm të klientët e tu, për kompaninë dhe markën tënd.

/entrepreneur.com.al