Ja çfarë bëjnë njerëzit jo të suksesshëm në Vitin e Ri

Megjithatë, nëse po mendoni që ta filloni me këmbë të mbarë, ju duhet të keni një strategji të mirë.

Business Insider ka folur me Ryan Kahn, trajner karriere, themelues i “The Hired Group” dhe krijues i kursit online “How To Get Hired”, për atë që nuk duhet bërë në janar.

Këtu janë gjashtë gabime që njerëzit jo të suksesshëm bëjnë në Vitin e Ri – së bashku me disa këshilla se si t’i rregullojnë ato:

  1. Ata nuk mendojnë për arritjet e tyre

Shumë kompani kanë komente për performancën rreth kësaj kohe, por nëse i juaji nuk ka, merrni kohë për të menduar për të gjitha ato që keni arritur. Mos e merrni suksesin tuaj si të mirëqenë.

  1. Ata harrojnë të përcaktojnë objektivat

Kahn thotë se është e rëndësishme që të mendoni në lidhje me qëllimet tuaja afatgjata dhe hapat afat-shkurtër rreth Vitit të Ri.

  1. Ata e mbajnë kokën pas

Njerëzit jo të suksesshëm lejojnë punën të përhapet në kohën e tyre të lirë gjatë pushimeve. Mundohuni të festoni Vitin e Ri duke e trajtuar veten me një pushim të merituar. “Kaloni kohë shtesë tani për t’u siguruar më pas që të mund ta gëzoni kohën pa u bërë merak , thotë Kahn.

  1. Ata dështojnë në shkëputjen e kontakteve

“Nëse ju mund të shmangni kontrollin e e-mail-it apo mesazhet, bëjeni atë”, thotë Kahn. “Ju e keni fituar pushimin.”

  1. Ata e lënë pas dore rrjetin e tyre

Edhe nëse flasim për të dashurit apo kontaktet profesionale, është e rëndësishme mbajtja e marrëdhënieve në jetën tuaj. Njerëzit jo të suksesshëm dështojnë në kultivimin e këtyre lidhjeve.

“Pushimet janë justifikimi i përsosur për të dërguar kartolina apo për të komunikuar me njerëz me të cilët nuk keni qenë në kontakt aq sa do të donit të ishit,” thotë Kahn. “Nëse keni humbur mundësinë për të dërguar kartolinat e pushimeve, konsideroni të dërgoni urimet e Vitit të Ri.”

  1. Ata nuk falenderojnë

Kur është fjala për suksesin dhe lumturinë, mirënjohja është një faktor vendimtar. Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar të arrijnë qëllimet e tyre.

“Falenderoni personat që iu kanë ndihmuar në karrierën tuaj gjatë vitit”, thotë Kahn. “Bëjini me dije se i vlerësoni përpjekjet e tyre.”

Burimi:businessmag.al