Fakte që nuk i dinit për Startup-et me vlerë miliarda $

Një studim i ri krahason atë që kompanitë “njëbrirësh” kanë të përbashkët.

Si mund të ndërtosh një kompani që sjell më shumë se 1 miliardë $ fitime?

Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë në krijimin e një startup-i. Një ekip punëtor, investitorë mbështetës dhe mentorë, të cilët kanë identifikuar një qoshe të pashfrytëzuar të tregut dhe kanë kuptuar atë që dëshiron konsumatori mund të kontribuojnë në suksesin e ardhshëm të këtij startup-i.

Sage, një kompani që bën software “cloud” të kontabilitetit për bizneset e vogla publikoi një studim eksplorues për të përbashkëtat mes themeluesve të startup-eve.

Lexoni më poshtë për disa nga gjetjet më intriguese të hulumtimit:

1. 94% e themeluesve të startup-eve janë burra. 6% janë gra.

2. Stanford, Harvard dhe Universiteti i Kalifornisë janë tre vendet kryesore ku kanë studiuar themeluesit e startup-eve.

3. Kalifornia është “shtëpia” për pjesën më të madhe të kompanive startup. New York është i dyti dhe i treti është qyteti i Pekin-it.

4. Në Europë, Londra është qyteti i cili ka kompanitë më të mëdha të startup-eve me vlerë miliarda $. Qyteti i Berlin-it është në vendin e dytë ndërsa në të tretin është Stockholm-i.

5. 67% e kompanive janë nisur nga bashkë-themelues (pra dy persona ose më shumë).

6. 37% ishin nisur vetëm nga një themelues.

7. 60% e themeluesve që kanë arritur të fitojnë miliarda $ janë themelues për herë të parë. 23% e themeluesve janë në përpjekjet e tyre të dyta.

8. Tri industritë me më shumë startup-e janë konsumatorët e internetit, software-t dhe e-commerce.

9. 29 kompani që kanë përvjetorin e tyre të 10 këtë viti janë startup-e.

10. 35 kompani në këtë listë ishin 4 vjeç, kur kishin arritur statusin e startup-it.

11. Në vitin 2014, 58 kompani u bënë startup-e. Në vitin 2015 numri u rrit në 86, por në vitin 2016, numri ka rënë në 41.

12. Megjithatë, në vitin 2016, Sage ka gjetur se kompanitë e kanë arritur statusin e startup-it më shpejt se çdo vit tjetër.

13. Në vitin 2016, Kina dhe Shtetet e Bashkuara ishin aty aty për numrin e kompanive që kishin fituar statusin e startup-it.

14. Shtetet e Bashkuara kanë 144 startup-e në total. Kina ka 47 ndërsa India ka vetëm 10.

15. 150 kompani janë vlerësuar me të ardhura në mes të 1 miliardë $ dhe 2 miliardë $. 16 biznese kanë një vlerësim prej më shumë se 10 miliardë $.

16. Uber është startup-i me vlerësimin më të lartë, me vlerë 62.500.000.000 $.

17. Ka vetëm një kompani që ka nisur në vitet 1990: Alibaba përkatësisht në vitin 1995.

Burimi:businessmag.al