Dilema e sipërmarrësve: Puna, miqtë, familja, gjumi apo fitnesi?

Randi Zuckerberg ka folur në vitin 2011 në lidhje me dilemën e sipërmarrësit. Formula e saj: bilanci mes ruajtjes së miqësisë, ndërtimi i një kompanie të madhe, koha e kaluar me familjen, qëndrimi në formë dhe gjumi. Kjo dilemë nga motra e Mark Zuckerberg ka frymëzuar një pjesë të madhe të bisedave të sotme.

Sipas Randi, në qoftë se ju doni të shihni fëmijët tuaj, të jeni i aftë dhe për të mbajtur drejtimin e biznesit tuaj, ju nuk mund të flini mjaftueshëm dhe të kaloni kohë me miqtë tuaj. Nëse ju vendosni të mbani drejtimin e biznesit tuaj, të kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj, atëherë nuk do të jeni në gjendje të qëndroni në formë dhe me siguri nuk do të flini mjaftueshëm.

Të shpenzosh shumë kohë me miqtë dhe të dalësh për të parë filma, të shijosh një gjumë të mirë natën dhe të bësh ushtrime, atëherë me siguri do të keni një kohë të vështirë për të filluar një biznes apo për t’a mbajtur në funksionim.

Nëse kujdeseni më shumë për startup-in se çdo gjë tjetër, mos harroni se do të ketë sakrifica, ndonjëherë sakrifica që përfshin edhe ndarje me familjen.

Kjo tingëllon ashpër, por është një realitet që ka nxitur bisedat në internet për vite me radhë. Në mënyrë që të keni sukses, duhet të zgjidhni  3-shen e duhur.

Jo të gjithë janë dakord

Edhe pse formula Zuckerberg ka shkaktuar biseda dhe diskutime, ka sipërmarrës që nuk pajtohen me këtë. Heinemeier Hansson, bashkë-themelues dhe CTO i Basecamp thotë se ai mund t’i bëjë të gjitha punët që duhet të bëhen në 40 orë në javë, duke lënë kohë të mjaftueshme për stërvitje, familjen, miqtë dhe çdo gjë tjetër.

Cili është mendimi juaj? A mendoni se jetesa mund të balancohet vetëm rreth 3 opsioneve? Apo mendoni se Hansson ka të drejtë dhe në qoftë se i planifikon gjërat më përpara mund të marrësh kohë të mjaftueshme për të gjithë?

/businessmag.al