Çfarë po i bën telefoni trupit dhe mendjes tuaj?

Mesatarisht, njerëzit e përdorin telefonin e tyre 221 herë në ditë. Tashmë të gjithë po bëhemi akoma dhe më të fiksuar pas telefonave, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë efektesh sjell ai në trurin dhe trupin tuaj?

Shkencëtarët janë shumë kurioz dhe kanë disa ide për pasojat e përdorimit të telefonit. Ju mund ta matni vetë sa herë e përdorni telefonin gjatë ditës dhe ta kontrrolloni me listën e varësisë ndaj telefonit për të parë nesë ka diçka që nuk shkon.

Gjatë viteve të kaluara, janë bërë shumë studime të cilat tregojnë sa i dobishëm por dhe i dëmshëm është për njeriun telefoni.

Smartphone-ët po i japin Superfuqi gishtave tuaj

1

Ekranët me prekje po na tregojnë se ne i përdorim gishtat më shumë për të ndërvepruar me objektet. Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Zyrihut kjo do të thotë më shumë aktivitet për trurin sa herë një objekt prek gishtat tuaj.

Studimet kanë treguar se aktiviteti elektrik në trurin e përdoruesve të smartphone zgjerohej kur të tre gishtat vepronin mbi ekran, sidomos gishti i madh.

Me pak fjalë, sensori juaj i perceptimit të botës formohet nga sa shpesh dhe kur ka qenë hera e fundit që ke përdorur një smartphone!

Telefoni juaj po iu merr shumë energji

2

“Smartphone-ët janë dizenjuar posaçërisht për të prishur gjumin,” thotë Russell Johnson, asistent dhe profesor menaxhimi në Michigan State University. “Për shkak se ata na mbajnë të angazhuar mendërisht deri vonë në mbrëmje, ata e bëjnë të vështirë që ne të shkëputemi prej tyre në mënyrë që të relaksohemi dhe të biem në gjumë.”

Johnson dhe kolegët e tij kanë studiuar se si njerëzit i përdorin telefonat e tyre pas orarit të punës dhe zbuluan se pas disa orësh përdorimi, ata kanë reduktuar orarin e gjumit dhe ditën e nesërme janë zgjuar me më pak energji. Plus, shtohet dhe faktori i dritës blu të ekranit, e cila është ngjyra më shqetësuese që gjithashtu pengon melatoninën, një lëndë kjo në trupin tonë që nxit gjumin. Në fakt, sipas Dave, kjo është një nga mënyrat se si smartphone-ët po na shkatërrojnë jetën.

Gjithsesi, zgjidhja nuk është aq e lehtë sa të fikësh telefonin për të shmangur këto pasoja, ka thënë Johnson. Kjo mund të jetë jopraktike nëqoftëse e bëni shpesh. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të flini më shumë gjumë, ka thënë ai.

Të ulësh kokën për të parë telefonin është e dëmshme për qafën tuaj

3

Njësoj si përdorimi i kompjuterit për shumë orë tendos shpinën tuaj, edhe përdorimi i vazhdueshëm i telefonit dëmton qafën tuaj.

Fizioterapistja Linda Vernon Scholl sugjeron dy tërheqje që mund t’iu ndihmojnë, por dhimbja e qafës është diçka që ne do ta hasim akoma dhe më shumë në të ardhmen:

Supe të tendosura: Pavarësisht pozicionit tuaj aktual, ulni mjekrën tuaj (paloseni) dhe bashkoni supit duket i tendosur ato. Qëndroni kështu për 10 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim dy apo tre herë pasi të keni ulur kokën për të parë telefonin tuaj për më shumë se 10 minuta.

Tërheqje gjoksi: Hapini krahët në mënyrë horizontale, duke shtyrë kështu gjoksin përpara. Në këtë mënyrë iu tërhiqni shpatullat dhe gjoksin. Kjo shërben për të zgjatur muskujt që shkurtohen nga përdorimi i telefonit.

Ju ndiheni të detyruar të kontrrolloni telefoni tuaj dhe kjo ju shton stresin dhe mërzinë

5

Një studim i bërë me 500 student ka gjetur se përdorimi i shpeshtë i telefonit ndikon direkt në ankthin, lumturinë dhe performancën akademike. Dhe ky ndikim nuk është aspak posititv.

Sipas statistikave është arritur në përfundimin se :

“…përdoruesit e shpesht të telefonit kanë GPA (rezultate) të ulët, më shumë ankth dhe janë jo të lumtur me jetën krahasuar me ata që e përdorin më pak telefonin. Ky model statistikor ilustrues i kësaj marrdhënie është shumë domethënës.”

Në të njëjtin studim të bërë nga studiues të tjerë, përdoruesit e shpeshtë të telefonit ndiheshin të tensionuar, të stresuar dhe në ankth gjatë kohës së lirë.

“Në studimin tonë të publikuar më parë, në gjetëm se përdoruesit e shpeshtë të telefonit ndiheshin të detyruar të qëndronin vazhdimisht të lidhur me telefonin e tyre ,” ka thënë studiuesi Jacob Barkley. “Ky detyrim përshkruhej si stresues dhe studimi aktual tregonte se stresi mund të jetë gjithmonë i pranishëm në kohën e tyre të lirë.”

Sugjerohet të shkëputeni nga telefonat tuaj për një periudhë kohe në mënyrë që të shijoni kohën e lirë që keni.

Lajmi i mirë: Harrojeni kancerin dhe Fertilitetin e ulët

33

Janë dy nocione të përhapura rreth përdorimit të telefonit. E para, rrezatimi i telefonit shkakton kancer, kryesisht në kokë dhe në qafë. E dyta, fusha më me nivel të ulët elektromagnetik reduktojnë fertilitetin te mashkulli. Epo, duhet t’i harroni këto mite aspak të vërteta.

Pas studimit të efekteve të telefonave celularë te njerëzit që i kanë përdorur ata për 20 vite, pas analizave të rasteve të njerëzve të prekur nga kanceri në këto 20 vite përdorim, shkencëtarët kanë thënë se smartphone-ët nuk mund të shkaktojnë asnjë nga këto pronleme shëndetësore.

Grupi nuk ka gjetur asnjë provë që rrymat e shkurtëra rreth telefonit dhe transmetues të tjerë mund të rrisin rrezikun për kancer, të dëmtojnë fertilitetin mashkullor, të shkaktojnë dëme të tjera riprodhuese apo të çojnë drejt sëmundjeve të tjera dhe efekteve negative shëndetësore, siç janë për shembull ndryshimet në sistemin endokrin apo atë imuntiar.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj