8 Masat e Sigurisë që Udhëtarët e Zgjuar Marrin për të Shmangur një Incident Ndërkombëtar

Prej se fillova biznesin tim 20 vite më parë, unë kam vizituar shumë vende emocionuese si Zurich, Sydney, Manila, Signapore, Tokyo dhe Shanghai, për të emëruar disa. Mirëpo, kur udhëtoni jashtë vendit, procesi i planifikimit mund të jetë frustrues dhe shpenzim i kohës. Për këtë është e rëndësishme të bëni detyrat para se të shkoni në aeorport.

Këtu janë disa këshilla të rëndësishme që të përgatiteni për rrugëtimin tuaj dhe të parandaloni vonesat e papritura dhe dëshpërimet kur udhëtoni jashtë vendit.

  1. Aplikoni herët për pasaportë dhe vizë.

Mund të marrë mbi 8 javë për të aplikuar për një pasaportë, kështu që mos prisni deri në minutën e fundit vetëm nëse dëshironi të paguani tarifa të larta për të përshpejtuar procesin. Nëse tashmë keni një pasaportë, shikoni datën e skadimit. Shumë shtete kërkojnë që pasaportat të kenë të paktën gjashtë muaj vlefshmëri dhe disa kërkojnë dy faqe të zbrazta për hyrje. Rishikoni kërkesat për hyrjet dhe daljet në destinacionin tuaj për të zbuluar nëse keni nevojë për një vizë para se të udhëtoni. Për shërbim të shpejtë dhe profesional, CIBTvisas mund t’ju ndihmojnë në sigurimin e vizës së udhëtimit, pasaportës dhe dokumenteve tjera për udhëtim gjithkund në botë.

  1. Njoftoni bankën dhe kompaninë e kartës së kreditit.

Kur banka ose kompania e kartës së kreditit sheh blerje të papritura nga një vend i huaj, ata mund të interpretojnë aktivitetin si vjedhje dhe mund të bllokojnë llogarinë tuaj.

Gjatë vizitës time të parë në Zurich, unë bëra një blerje me kartën e kreditit dhe më pas, nuk isha në gjendje të përdorja atë kartelë. Për të shmangur një problem të ngjajshëm, lajmëroni bankën tuaj dhe kompanitë e kartës së kreditit për planet tuaja të udhëtimit, dhe kërkojuni atyre një numër kontakti në rast se karta juaj e kreditit humb ose vidhet. Gjithmonë mbani disa para të gatshme në rast se këto gjëra ndodhin. Shumica e aeroporteve kanë kioska të këmbimit të parave të huaja, por mund të gjeni çmime më të mira në hotelin tuaj ose në ndonjë bankë afër.

  1. Regjistroni informacionet e rëndësishme.

Askush nuk planifikon një udhëtim duke menduar se diçka e tmerrshme mund të ndodhë, por gjithçka është e mundur. Nëse kjo ndodh, është e rëndësishme të dini se kë të kontaktoni. Shkarkoni aplikacionin Evernote dhe krijoni një dosje dhe fusni adresat dhe informacionet e kontaktit të ambasadës së vendit tuaj, gjithashtu edhe numrat e kontaktit për shërbime urgjence aty ku do të udhëtoni. Mbani dokumentet e rëndësishme  ( duke përfshirë një kopje të patentës së shoferit dhe pasaportës) në vende të ndara nga çanta juaj, kuleta ose telefoni. Gjithashtu, shkarkoni aplikacionin Tripit që të mund të mbani informacionet e fluturimit, të hotelit dhe të gjitha planet e tjera të udhëtimit në një vend.

  1. Bëni kërkime para udhëtimit.

Udhëtimi jashtë vendit mund të jetë emocionues, por gjithashtu sfidues, kështu që duhet të mësoni për atë vend para se të arrini aty. Librat udhëzues janë të dobishëm kur bëni kërkime për një destinacion para se të udhëtoni, por informacionet mund të jenë të vjetra. Kontrollni faqet e internetit si Lonely Planet për informacione të përmirësuara dhe vlerësime për destinacionin tuaj të zgjedhur, Pastaj, vendosni një Google Alert për vendin të cilin do t’a vizitoni. Këto alarme ishin të dobishme disa ditë para se të shkoja në Philippines për shkak se mësova se kishte protesta para Ambasadës Amerikane në Manila. Regjistrohuni në Programin Smart Traveler Enrollment për të pranuar informacione të rëndësishme nga Ambasada juaj për kushtet e sigurisë në destinacionin tuaj. STEP gjithashtu ndihmon shokët dhe familjet të kontaktojnë me ju në ndonjë rast urgjence.

  1. Mësoni disa fjalë në gjuhën lokale.

Para se të vizitoni çfarëdo vendi, mësoni disa shprehje në gjuhën lokale. Mësoni gjërat themelore duke përfshirë ‘’tung’’, ‘’të lutem’’, ‘’faleminderit’’ dhe ‘’ a mund të më ndihmosh’’. Google Translate do ju ndihmojë në këtë.

  1. Bleni sigurimet e udhëtimit dhe pajisuni me ilaçe.

Mos u mbështetni vetëm në sigurimin e shëndetit për t’ju mbuluar gjatë udhëtimit tuaj jashtë vendit. Merrni në konsideratë blerjen e sigurimit të udhëtimeve për t’ju ruajtur juve nga shqetësimet e ndryshme. Sigurimi i shëndetit mund t’ju mbrojë në rast të bazgazhit të humbur ose të vjedhur, anulimeve të udhëtimit,  trajtimit urgjent dentar dhe largimit nga vendi i juaj. Nëse rregullisht merrni ilaçe, paketoni mjaftueshëm që t’ju zgjasin gjatë udhëtimit. Sigurohuni që të gjitha ilaçet janë të etiketuara në mënyrë të duhur.  Mënyra më e sigurtë për të marrë ilaçet tuaja është në shishet origjinale, e cila gjithashtu do të shpejtojë procesin nëse çantat tuaja kontrollohen. Gjithashtu paketoni ilaçe për sëmundje të zakonshme si ftohjet, alergjitë, kokëdhimbjet, helmimimet me ushqim dhe diarrea.

  1. Paketoni me mençuri.

Paketoni disa rroba  ndryshe në çantën tuaj , veçanërisht nëse destinacioni juaj ka një klimë ndryshe ose bagazhi juaj vjedhet ose humbet. Gjithmonë paketoni rroba të ngrohta për shi të papritur dhe mot të ftohtë. Vishuni në mënyrë konservative nëse po udhëtoni për biznes. Lini stolitë dhe orët e shtrenjta në shtëpi, dhe përdorni një kuletë qafe ose para rripi për të penguar hajdutët. Shmangni dhënien e parave te të huajt sado tunduese që të jetë. Nëse mbani një çantë shpine, mbajeni përpara trupit tuaj sa herë që ecni ose qëndroni në zona të mbushura plot.

  1. Hani dhe pini me kujdes.

Nuk do t’a harroj kurrë kohën kur isha në Beijing dhe u helmova nga ushqimi pasi hëngra pulë në restaurantin e hotelit. Unë qëndrova në shtrat tri ditë dhe pothuajse shkatërroi pjesën e mbetur të pushimit tim. Gjithmonë pini ujë në shishe dhe mbani arra dhe proteina për të larguar urinë kur shkoni në vizitë.

Në fund, mësoni të dëgjoni. Kjo mund të jetë zemra e çdo përvoje të udhëtimit. Ju do të mësoni më shumë duke dëgjuar me respekt për të gjitha pikëpamjet.

Pavarësisht nga lokacioni juaj i zgjedhur, këto këshilla mund t’a bëjnë udhëtimin tuaj ndërkombëtar më të lehtë. Sa më shumë që të planifikoni para se të niseni, aq më të përgatitur do të jeni kur të arrini. Dhe ai është çelësi i një udhëtimi të suksesshëm jashtë vendit.

/entrepeneur.com.al