8 Arsye Se Pse Ndërmarrësit E Martuar Kanë Më Shumë Gjasa Të Kenë Sukses

Unë njoh shumë ndërmarrës që kanë sakrifikuar martesën e tyre për kompaninë e tyre. Është e lehtë t’a kuptosh pse nga sfidat e të punuarit me orë të tëra. Duke konsideruar se Kauffman Foundation raporton se rreth 71 përqind e të gjithë ndërmarrësve janë të martuar, e cila më shtyen të besoj se do të ketë shumë ndërmarrës të divorcuar.

Derisa ka shumë të mira të jesh ndërmarrës beqar, në fakt kur je në lidhje personale të shëndetshme si martesa, ke më shumë gjasa të kesh sukses.

1.Zhvillon aftësitë dhe teknikat komunikative.

Komunikimi është kyç në çdo lidhje, varësisht se a është gruaja jote, bashkë-themeluesi, punonjësi apo konsumatori. Ne duhet të tregojmë atë që na pëlqen e nuk na pëlqen, dhe të dëgjojmë të njëjtat nga njerëzit me të cilët bashkëpunojmë. Nëse gruaja jote dëshiron të rimodelojë shtëpinë, dhe ty nuk të intereson se çfarë ngjyre kanë zgjedhur, tregoju atyre. Është më mirë se mos të thuash asgjë dhe të lejosh pakënaqëisnë të mbushet.

E njëjta vlen edhe kur fillon një biznes. Nëse bashkë-themeluesi yt ka vizion tjetër për biznesin tënd që ti nuk mund të pajtohesh, shpjegoji pse nuk pajtohesh dhe tregoja vizionin tënd.

Komunikimi është gjithashtu më shumë se vetëm të tregojmë mendimin tonë. Na ndihmon të përshkruajmë saktësisht çfarë dëshirojmë që të mos ketë keqkuptime dhe ngatërrime. Komunikimi është gjithashtu të dëgjosh se çfarë tjerët kanë për të thënë. Si ti që dëshiron të dëgjohesh, ashtu dëshiron edhe pala tjetër që po komunikon.

2.Kujdesi, respekti, serioziteti.

Një studim pesë vitesh nga Brittany C.Solomon dhe Joshua J.Jackson të Washington University në St.Louis zbuluan se personaliteti i bashkëshortes ka ndikim të madh në karrierën e tij. Interesant, tipari i vetëm i personalitetit ishte ndërgjegjësimi.

Besohet se kjo ndodhë sepse njerëzit e ndërgjegjshëm janë zakonisht më të organizuar, të përgjegjshëm dhe të gjallë. Ata gjithashtu punojnë shumë dhe kontrollojnë impulset e tyre.

“Me çdo rritje të devijimit të ndërgjegjësimit së bashkëshortes, një punonjës ka gjasa të fitojë rreth $4 mijë më shumë në vit”, raportoi Harvard Business Review. Një punonjës me një bashkëshorte të ndërgjegjshme ka gjasa 50 përqind më shumë të promovohet se sa një punonjës me një bashkëshorte të pandërgjegjshme.

3.Planifikimi

Në martesë, ti duhet të planifikosh. Varësisht se a je duke kursyer para për shtëpinë tënde të parë, apo po planifikon pensionin ose po kursen para për shkollimin e fëmijëve tu. Ndërmarrësit gjithashtu duhet të planifikojnë, në mënyrë specifike për tre vitet e ardhshme.

Jo vetëm që duhesh të kesh kurse veprimi në martesën tënde dhe në biznes, ti gjithashtu duhet të kesh plane rezervë, si financa emergjente, i përgatitur nëse gjërat shkojnë keq.

Ti mëson të bësh kompromis.

Biznesi dhe martesa jote janë ortakëri. Do të ketë konflikte dhe mospajtime. Por, njerëzit në lidhje të shëndosha kuptojnë vlerën e bisedimeve, e cila do të thotë të mësosh të bësh kompromis.

Të mësosh të bësh kompromis fillon me komunikim të hapur dhe efikas, por gjithashtu do të thotë që ti duhet të qëndrosh i qetë, dhe të jesh i vetëdijshëm që kompromisi ndonjëherë nuk do të jetë ndarje 50/50.

5.Është e mirë për shëndetin tënd.

Një studim i bërë në 3.5 milionë Amerikanë zbuluan se njerëzit e martuar kanë 5 përqind gjasa më të vogla për sëmundje të zemrës se sa ata që janë beqarë, të divorcuar ose të ve.

‘’Rezultatet e studimit tonë qartë tregojnë se kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, statusi martesore ka shumë rëndësi’’, tha Dr.Carlos Alviar, i cili e drejtoi studimin në Neë York University’s Langone Medical Center’’.

‘’Bashkëshorti mund të të ndihmojë me takimet me doktorin dhe të ofrojë transport, duke e bërë qasjen në shërbime shëndeti më të lehtë’’, tha Dr. Jeffrey Berger, një tjetër anëtar i projektit dhe kardiologjist në NYU.

Dr.Berger, shtoi, ‘’Mund të ndodhë që nëse dikush është i martuar, ata kanë një bashkëshorte e cila i inkurajon ata të kujdesen më mirë për veten e tyre’’.

Të tjera përfitime shëndeti që individët e martuar përfshijnë shëndet më të mirë mendor, kujtesë të përmirësuar dhe jetë më të gjatë.

Si ndërmarrës, shëndeti yt është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit tënd. Kur je i shëndetshëm je më prodhimtar, më i fokusuar dhe merr vendime më të mira.

6.Kritikë konstruktive.

Kritikat nuk janë gjithmonë të lehta për t’u gëlltitur. Por, nuk mund të kesh lëkurë të hollë në martesë ose si ndërmarrës. Do të ketë kohëra që do të dëgjosh diçka që nuk dëshiron, si një sugjerim se si të gatuash mishin ose të ju përgjigjesh konsumatorëve. Në vend se të zemërohesh, mëso të pranosh kritikat kur janë konstruktive.

Kritikat konstruktive të japin mundësinë të punosh në aftësitë e tua komunikative, i bën shërbimet ose produktet tua më të fuqishme, të detyron të mendosh për punën tënde dhe të jep avantazhe konkurruese.

 

7.Të dish cilat beteja t’i zgjedhësh.

Si çdokush që është i martuar, do të ketë beteja të cilat nuk do t’i fitosh kurrë. Kjo nuk do të thotë që ti je person i lehtë. Do të thotë që nganjëherë nuk ia vlen të përleshesh. Për shembull, nëse gruas time po i hahet shumë ushqimi Thai, atë do t’a kemi për darkë. Unë mund të sugjeroj restorane tjera, nuk jam admirues i madh i ushqimit Thai, por nëse ajo dëshiron, nuk ia vlen të përleshem.

E njëjta vlen edhe te ndërmarrësit. Duhet të dish cilat beteja t’i luftosh dhe nga cilat të largohesh. Mund të jetë çdo gjë nga ajo se si u përgjigjesh komenteve negative të konsumatorëve ose a të ndjekësh një pagesë të vonshme apo jo.

 

8.Ekuilibri punë-jetë.

Njëra ndër avantazhet më të mëdha që ndërmarrësit kanë ndaj atyre beqarë është ekulibri punë-jetë sepse është diçka me të cilën ata përballen çdo ditë.

Të mirëmbash një ekuilibër punë-jetë është e mirë për shëndetin tënd dhe të parandalon nga djegja. Më e rëndësishmja, të bën të kuptosh se ka më shumë nga jeta se sa vetëm biznesi yt.

/entrep0reneur.com.al