7 Shenjat që Tregojnë se Është Koha të Kaloni nga Punonjës në Ndërmarrës

Pra, pse njerëzit bëhen ndërmarrës? Zakonisht, sepse ne zbulojmë se po punojmë në diçka e cila nuk mjafton. Ne kemi nevojë të sfidojmë veten, të testojmë idetë tona dhe të marrim kontrollin e tyre. Të punosh për dikë tjetër nuk mund të kënaqë atë shtysë personale.

Pra, si mund të jeni të sigurtë se keni atë lloj të nevojshëm të shtysës për të bërë atë hap të madh? Shumë njerëz fatanzojnë për pronësimin dhe udhëheqjen e bizneseve të tyre, por shumë shpesh, të njëjtit njerëz preferojnë të presin deri sa një biznes u dorëzohet atyre. Është dëshpërim i madh të filloni vetë.

A po pyesni veten se a jeni gati për të bërë atë ndryshim të madh? Para se t’a bëni këtë, shikoni se a i njihni disa nga shenjat se është koha të kaloni nga punonjës në ndërmarrës:

  1. Ju jeni pasionantë për detyrën tuaj, por jo për punën.

Kur fillova së pari në botën e financave, me të vërteta shijoja punën time. Duke ndihmuar njerëzit të marrin fondet për të cilat kishin nevojë për të realizuar ëndrrat e tyre ishte një gjë shumë e mirë, dhe në të njëjtën kohë sfiduese. Por nuk u ndjeva kurrë pasionant për punën time. Kisha idetë e mia se si duhet të duket huaja, dhe nuk më interesonte të kisha programin dhe punën e caktuar çdo ditë. Kisha nevojë për më shumë. Dhe kjo duhet të tingëllojë e njohur për çdo ndërmarrës të suksesshëm.

Edhe punët më interesante mund të kenë nevojë të sakfrifikohen për pasionin tuaj të vërtetë. Branden Spikes punoi në SpaceX për 10 vite para se të kalonte në Spikes Security. Kur e pyeta pse, ai tha: ‘’Gjatë viteve unë mbaja një listë me ide të mira, dhe një ditë e kuptova se kisha me të vërtetë ide të shkëlqyeshme’’. Mesazhi: Mos i lini idetë tuaja të pazbuluara!

  1. Ju lodheni vetëm duke menduar për të.

Të gjithë ëndërrojnë se si mund të duket që ata të jenë në krye të punës, të udhëheqin një ekip dhe të ndjekin rregullat e tyre. Ëndërrimi i këtyre është i mjaftueshëm për disa njerëz. Por nëse e shihni veten se po filloni të mos duroni ëndrrat tuaja të ndërmarrësisë sepse nuk keni bërë asgjë për to, atëherë punësimi tradicional nuk do ju kënaqë kurrë. Është koha të rrezikoni.

Themeluesi i McDonald Ray Kroc tha, ‘’Nëse nuk ndërmerrni rreziqe, duhet të largoheni nga biznesi’’. Mesazhi:  Realizimi i ëndrrave tuaja nuk mund të bëhet nga zona e rehatisë.

  1. Ju dëshironi të ndihmoni të tjerët.

Nëse ka ndonjë gjë që dallon ndërmarrësit që kanë dëshirë të ndërtojnë ndërmarrje të mëdha dhe të suksesshme, është kënaqësia që ata kanë duke ndërtuar një ekip dhe duke u dhënë mundësi tjerëve. Krijimi i punës është njëra prej përgjegjësive më të mëdha dhe më shpërblyese të ndërmarrësisë. Në fakt, Fushata Ewing Marion Kauffman ofroi dëshmi se ndërmarrësit të cilët lansojnë biznese të reja janë forca prapa një shoqërie kumbuese, nga fakti se ata krijojnë punë të reja,  gjallërojnë ekonominë dhe zgjerojnë mirëqenien e njerëzve.

T’i japësh dikujt një punë që e do ose i nevojitet është një ndjenjë e papërshkrueshme. Mesazhi: Nëse nuk doni të ndiheni përgjegjës për suksesin e ekipit tuaj, qëndroni në atë dhomëz.

  1. Ju keni mbështetje.

Dame Anita Roddick, themeluesja e gjigantit të kozmetikës The Body Shop, dikur tha, ‘’Ne ndërmarrësit jemi të tërhequr, vagabondë, problematikë. Suksesi është thjeshtë një çështje e të gjeturit dhe rrethimit nga ata të cilët janë mendje-hapur dhe shpirtëra të zgjuar të cilët mund të marrin çmendurinë tonë dhe t’a përdorin për të mirë’’.

Kjo është një mënyrë e mirë. Diçka që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë për ndërmarrësinë është se askush nuk mund t’a bëjë vetëm. Ju keni nevojë për dikë i cili do jetë me ju kur rrezikoni gjithçka për të përmbushur qëllimet tuaja. Mund të jetë bashkëshort, prind, investitor, mësues ose dikush tjetër, ndoshta shumë njerëz. Mesazhi: Dikush duhet të ju ndihmojë që të siguroheni se keni ushqim, strehë, dhe një shpatull për t’u mbështetur kur provoni diçka të re.

  1. Ju keni një ide të mirë.

Keni nevojë për më shumë se  dëshirë për të qenë ndërmarrës i mirë. Duhet të keni diçka për të shitur gjithashtu, dhe më së miri të jetë një përmirësim i diçkaje që tashmë është në dispozicion në treg. Nëse nuk jeni të fiksuar me një ide të  re për të ndërtuar diçka dhe t’a bëni më të lehtë për t’a marrë se kurrë, duhet të gjeni një ide me të vërtetë të mirë para se të lini punën tuaj.

Steve Jobs do mund të kalonte vite duke ndërtuar video lojëra për Atari, por ai kishte një vizion që të bënte kompjuterët personalë të arritshëm për të gjithë. Kjo e bëri atë të kishte sukses kur shumë të tjerë dështuan: Ajo ide e mbajti atë, edhe pasi Apple e pushoi atë nga puna.

Mesazhi: Duhet të pyesni veten se çfarë kuptimi ka të huazoni para dhe të punoni ditë e natë për t’u bërë vetëm një shitës i zakonshëm?

  1. Ju keni një plan.

Idetë e mëdha janë të mira, por nuk do ju dërgojnë askund nëse nuk keni një plan për t’i realizuar ato. Njerëzit e quajtën Sir Richard Branson të çmendur kur ai la peng zingjirin e tij të dyqaneve të disqeve për të nisur një linjë ajrore. Dhe ndoshta ishte me të vërtetë çmenduri!

Por ai kishte një plan për të realizuar atë ëndërr, bazuar në hulumtimet e kujdesshme të tregut, parashikimeve dhe financave. Pa një plan të qëndrueshëm dhe realistik, vizioni i tij i egër nuk do të bëhej kurrë realitet. Mesazhi: Duhet të keni një plan.

  1. Ju gjithashtu keni një plan rezervë.

Shumë biznese fillestare dështojnë, shumica prej tyre, në fakt. Pa marrë parasysh se sa të mëdha janë idetë tuaja, sa i kujdesshëm është plani juaj, ju vendosni veten në rrezik që të bëheni vetëm një statistikë tjetër kur filloni vetë. Edhe ndërmarrësit më të suksesshëm nuk kanë sukses në tentimin e tyre të parë, unë nuk pata!

Por kisha një plan rezervë për t’a ndjekur kur ndërmarrja ime e parë dështoi, dhe më mbajti në qarkullim deri sa të mund të tentoja sërish. Kurrë mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë. Edhe Oprah Winfrey u pushua nga puna e saj e parë televizive. Mesazhi: Nëse keni një plan rezervë, nuk do të frikësoheni kurrë nga dështimi.

/entrepreneur.com.al