7 rutina të mëngjesit që do të rrisin produktivitetin tuaj

Problemi me rutinën e mëngjesit është që shumica e njerëzve nuk e kanë një të tillë. Për shumë individë, të zgjohen në mëngjes është një eksperiencë kaosi, plot me zhurma alarmesh, kontrolle e-mail-esh dhe dalje nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur.

Mendjet dhe trupat tanë nuk janë bërë për të përballuar një stimulim dhe stres të tillë sapo zgjohen. Të futesh direkt në një diskutim është gjëja më e keqe që mund të bësh pasi ndjeshmëria ndaj stresit rritet dhe krijimi i ankthit gjatë ditës bëhet më i lehtë.

Ja ku janë shtatë hapa për të pasur një rutinë mëngjesi sa më produktive:

1. Flini mjaftueshëm
Kjo është e lehtë të thuhet për shumë njerëz, por jo të bëhet. Duhet të praktikoni një higjenë gjumi sa me të mirë dhe të siguroheni që merrni sasi të mjaftueshme gjumi për trupin tuaj. Diçka midis 6 dhe 9 orëve do të ishte më e përshtatshmja, kështu që provojeni, zbuloni se funksionon dhe mos hiqni dorë.

Doktorët rekomandojnë orar të njëjtë fjetjeje dhe zgjimi çdo ditë në mënyrë që të sinkronizoni ritmet “sirkadike” që prodhojnë energji kur ju keni nevojë. Do të vdisni nga mungesa e gjumit më shpejt sesa nga dehidratimi, kështu që filloni ta merrni gjumin më seriozisht.

2. Mos e shtyni alarmin për më vonë
Të shtyni alarmin është si të thyeni një premtim që i keni bërë vetes. Kur vendosni se do të zgjoheni në një orar të caktuar, mbajeni atë qëndrim. Vendosja e zakonit të fjetjes pas rënies së alarmit zakonisht përfundon në zgjim gjatë ciklit “REM”, i cili ju lë me nje këputje shumë më të madhe sesa herën e parë që jeni zgjuar. Vlerësojeni kohën tuaj dhe vendosini këmbët në tokë sapo të dëgjoni alarmin.

3. Shmangni ekranet teknologjike
Më lini t’ju them se unë jam i pari që e pranoj se jam fajtor prë këtë. Duke qënë se telefonat janë pjesë e jona në ditët e sotme, është shumë e vështirë shmangia e përdorimit të tyre sapo zgjohemi, por është shumë e rendësishme t’i lëmë kohë trurit tonë të zgjohet para se ta ekspozojmë atë me stimuj ektreme. Le të punojmë bashkë e të përpiqemi t’i japim 10 deri në 15 minuta kohë vetes përpara se të përdorim ekranet tanë teknologjikë, në mënyrë që t’i lëmë kohë trurit të “ngrohet” e mos të bëhemi të varur nga stimuj të jashtëm dhe kështu mund të vazhdojmë ditën tonë normalisht.

4. Pini shumë ujë
Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë uji e ftohtë në mëngjes. Përveçëse ndihmon në zgjim, duke qëndruar i hidratuar shmang dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare si dhe mostretjen e mirë. Nuk mund të pini ujë gjatë kohës që jeni në gjumë, kështu që zgjohuni dhe jepini trurit dhe trupit tuaj atë që kërkon në mënyrë që të funksionojë më së miri. Për më mirë akoma, mund t’i shtoni dhe pak limon ose kastravec.

5. Hani një vakt të shëndetshëm
Shumë nga njerëzit që une njoh thonë se nuk u del koha të hanë mëngjes. Nese edhe ju ja thoni këtë gjë vetes tuaj, atëherë duhet t’a vini alarmin më herët. Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës është shumë i rëndësishëm për të marrë energjitë e nevojshme.

Nëqoftëse ushqeheni me ushqime të pasura me proteina, nuk ka rëndësi se çfarë del gjatë ditës, sepse do të keni energjitë e nevojshme për të lexuar, reaguar dhe arritur qëllimet ditore.

6. Meditoni
Nuk e di sa herë më duhet ta përsëris – meditimi përmirëson fokusin dhe përqëndrimin dhe ju ndihmon të relaksoheni. Kur meditoni çdo mëngjes, e keni më të lehtë të riktheheni në kaosin e jetës së përditshme. Dhe kur meditoni çdo mëngjes në mënyrë të rregullt, do t’a gjeni veten duke reaguar më lehtë ndaj faktorëve stresantë të cilët normalisht ju shkaktojnë stres. Kur përballeni me diçka vërtet stresuse, do të jeni më të vetëdijshëm dhe do të përballeni me problemin pa u dashur të largoheni, të ziheni ose të hiqni dorë nga momenti.

7. Kafe ose çaj
Jam i bindur që rutina perfekte e mëngjesit është e lidhur me një kombinim perfekt të meditimit dhe kafeinës. Ju duhet të jeni produktiv dhe duhet që të jeni me këmbë në tokë.

Mbasi të keni mbaruar me meditimin, të shtosh një sasi të vogël kafeine mund të ndihmojë të përqëndrohesh në të tashmen. Nuk është e nevojshme të pish një filxhan të tërë kafeje, vetëm pak do të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur trurin tuaj të freskët që në mëngjes.

Ruajtja e një rutine mëngjesi pozitive do t’ju plotësojë me energjinë që ju nevojitet gjatë ditës. Kur e merr çdo ditë me qetësi, do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt dhe në gjendje të mirë para së të dilni nga shtëpia.

Një rutinë mëngjesi solide do të ndërtojë themelet e suksesit, do ju drejtojë drejt lumturisë dhe produktivitetit dhe do t’a bëjë çdo ditë më argëtuese.

/businessmag.al