5 tiparet më të rëndësishme që çdo sipërmarrës duhet të ketë për të marrë fonde

Një nga gjërat që sipërmarrësit duhet të kenë në ditët e para të biznesit të tyre është investimi. Por investitorët nuk janë duke investuar vetëm në idenë tuaj të biznesit. Ata janë duke investuar tek ju si person.

Këto më poshtë janë 5 tiparet kryesore që çdo investitor kërkon nga në një sipërmarrës:

1. Ndershmëria
Nëse ju po përpiqeni të ekzagjeroni kredencialet tuaja, do të jetë mjaft e dukshme. Investitorët duhet t’ju besojnë ju, ashtu si klientët tuaj besojnë tek ju. Investitori “Ëngjëll” David Kiger thotë se: “Ju duhet të jeni i sinqertë në lidhje me mangësitë dhe dobësitë tuaja. Këto nuk janë gjëra për të cilat duhet të turpëroheni. Investitorët vlerësojnë ndershmërinë dhe do kenë më shumë respekt për ju.”

2. A mund t’i artikuloni planet tuaja qartë?
Disa sipërmarrës mendojnë se ata duhet të jenë extrovertë me zë të lartë për të fituar vëmendjen e kapitalistëve për sipërmarrje. Por, Bill Gates dhe Steve Jobs janë vetëm disa nga shumë sipërmarrës të cilët janë introvertë. Të flasësh me zë të lartë nuk është e nevojshme – dhe ndonjëherë mund të dukesh si jo i sinqertë. Artikulimi i planeve tuaja në mënyrë të qartë është se çfarë do t’i bëjë të gjithë të shohin vizionin tuaj. Komunikimi me investitorët (ashtu si me ekipin tuaj) është të jesh në gjendje për të udhëhequr nga frymëzimi.

3. Të jetë i pasionuar në atë që bën
Sipërmarrësit duhet të kenë objektiva, të marrin vendime për biznesin pa emocione, por kjo nuk ka të bëjë fare me pasionin e tyre për atë që ata duan të bëjnë. Investitorët duan të dinë nëse sipërmarrësi mbi të cilin ata janë duke investuar do të vendosin çdo gjë që kanë në sipërmarrjet e tyre. Ata gjithashtu e dinë se kur problemet vijnë, ata sipërmarrës të pasionuar nuk do të heqin dorë.

4. A janë shifrat tuaja nën kontroll?
Ankesa më e madhe që investitorët kanë është se sipërmarrësit nuk kanë zotërim mbi shifrat. Është në rregull të jetë një idealist i pasionuar, por numrat janë ato që kanë rëndësi në fund. Kjo do të përcaktojë nëse biznesi juaj do të mbytet apo do të notojë.

5. Ambicia
Një nga gjërat që ju duhet të dini në lidhje me rritjen e kapitaleve është se ky nuk është fundi i procesit. Investitorët janë në kërkim për sipërmarrës të cilët janë në kërkim në gjërave më të mëdha për të ardhmen e biznesit të tyre. Në fund të ditës, ata duan të dinë nëse kanë marrë paratë e tyre 10x më shumë. Nëse ju nuk keni një plan për të ardhmen, nuk do të merrni dot vëmëndjen që ju duhet për të rritur kapitalin.

Shumë njerëz do të thonë se ata besojnë tek sipërmarrësi më shumë se tek idea, dhe kjo është e vërtetë, por vetëm në një farë mase. Qëllimi është që të tërheqin investitorët e duhur, për idenë e duhur, në kohën e duhur në tregun e duhur.

Mendoni për këtë si krikimi i një produkti për klientin tuaj të përsosur. Gjej investitor të përsosur për ju. Ka shumë burime si përshembull Crunchbase, Angel.co dhe madje edhe Linkedin që mund t’ju japë një pasqyrë te personit pas të cilit po shkoni.

/businessmag.al