5 mënyra të provuara për të hequr frikën e të folurit në publik

Imagjinoni sikur jeni duke pritur të dilni përpara një dhome plot me njerëz dhe duhet të flisni me besim, me zemrën tuaj duke rrahur shpejt dhe stomakun tuaj të kthyer mbrapsht. Si mund të hiqni frikën dhe të jepni një prezantim të shkëlqyer?

Shumica dërrmuese e popullsisë përjeton një formë të ankthit sepse duhet të flasi në publik, sidomos një natë përpara, duke shkaktuar pagjumësi ose në momentin që del përpara njerëzve mbulohesh me djersë.

Ky ankth është në fakt një formë e adrenalinës, duke ju shtyrë të bëni një punë të madhe. Nëse ju mund të gjeni një mënyrë për të qetësuar duart që ju dridhen dhe të flisni në mënyrë të qartë, ju në fakt mund të përdorni nervozizmin tuaj si një avantazh. Unë kam qenë i njohur për të vendosur një tabletë anti-stres nën gjuhë për të ndihmuar të mbaja nervat nën kontroll. Disa njerëz përdorin suplemente që përmbajnë GABA dhe L-Theanine për t’i ndihmuar.

Më poshtë janë pesë mënyra për të fituar mbi këto frika dhe për të bërë një punë të mirë:

1. Fitoni përvojë

Ashtu si me çdo gjë në jetë, sa më shumë përvojë me të folurën në publik merrni, aq më e natyrshme do të ndihet për ju më vonë. Nëqoftëse ju ndiheni të parehatshëm për të folur para turmave të mëdha, fillojeni me grupe më të vogla. Ofrohuni për të folur në mbledhje lokale ose në një ngjarje që ndihmon një organizatë jofitimprurëse. Shumë profesionistë e rritin aftësitë e tyre të të folurit përmes Toastmasters, një grup që lejon pjesëmarrësit për të praktikuar të folurit në publik para një grupi dhe për të marrë reagime në fund. Kjo ju jep një shans për të rritur aftësitë tuaja para se të qëndroni përpara një grupi më të madh, por do të ishte më mirë që ju të vazhdoni të merrni pjesë në këto mbledhje në mënyrë që të angazhoheni sa më shumë.

2. Merrni frymë thellë

Frymëmarrjet e thella janë një ilaç i provuar kundër stresit dhe ankthit. Sapo të shikoni që zemra juaj fillon të rrah shpejt, thjesht mbyllni sytë tuaj dhe merrni frymë thellë dhe kjo mund ta ndihmojë mendjen tuaj të relaksohet. Provoni këtë teknikë në momentet para se të futeni në frontin e audiencës tuaj dhe ju do të shikoni se do të filloni të ndiheni më të qetë dhe më në kontroll. Edhe gjatë prezantimit tuaj duhet të jeni i ndërgjegjshëm për frymëmarrjen tuaj, pasi nervozizmi mund të çojë në frymëmarrje të shpejtë.

3. Përdorimi i vizualiteteve

Ekspertët besojnë se më shumë se 65% e publikut mëson vizualisht, një fakt që i ka drejtuar ekipet e marketingut për të përdorur përmbajtje si psh infographics për të arritur klientët. Nëse ju jeni duke u përpjekur për të përcjellë koncepte në një dhomë me shumë njerëz, ju ka të ngjarë të humbisni shumicën e tyre, nëse ju mbështeteni vetëm në fjalët e juaja. Krijoni një prezantim vizual tërheqës me PoëerPoint dhe që tregon konceptet tuaja në një mënyrë argëtuese dhe të lehtë. Ofroni kopje të prezantimit tuaj mbasi mbaroni për ata që duan t’i referohen përsëri informacionit që ju keni ndarë. Përveç se siguroheni se mesazhi lidhet me audiencën tuaj, ju do të jeni më të relaksuar dhe do të kënaqeni më shumë kur keni mbështetjen e vizualeve.

4. Bëjeni interaktive

Një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballeni si një drejtues është të mbani audiencën tuaj të angazhuar. Ju mund të shkurtoni kohën tuaj të të folurit duke sjellë audiencën tuaj në diskutim, ose duke i bërë atyre pyetje ose t’i bësh ata të marrin pjesë në një ushtrim. Ju mund të merrni edhe disa vullnetarë për t’ju ndihmuar që të demonstroni një koncept të veçantë. Kjo është një mënyrë e mirë për të marrë fokusin nga ata që po ju dëgjojnë.

5. Gabimet janë të pashmangshme

Autori dhe folësi Scott Berkun thekson në librin e tij se disa nga fjalimet më të mira mund të jenë pak të çrregullta. Kjo është natyra e bisedës njerëzore. Nëse ju bëni një gabim gramatikor ose shtoni një fjalë herë pas here, konsiderojeni atë pjesë të asaj që do të bëjë të folurit tuaj pak më interesante. Shanset janë që audienca juaj nuk do ta vejë re aq shumë sa ju mendoni. Nëse informacioni që jeni duke përcjellë është interesant, ata do të përqëndrohen vetëm në përmbajtje. Ata mund të jenë shumë të zënë duke marr shënime dhe as nuk do ta vejnë re gabimin tuaj.

Duke e kuptuar se të gjithë kanë të njëjtën frikë nga të folurit në publik mund t’ju ndihmojë për të ndërtuar besimin tek vetja. Praktika e rrit besimin edhe më shumë, kështu që është e rëndësishme të filloni me workshop-e dhe takime, edhe nëqoftëse ju filloni me gjëra të vogla. Ju mund ta keni më të lehtë për të marrë pjesë në diskutime apo seminare, ku mund të ndani skenën me profesionistë të tjerë në fushën tuaj. Me kalimin e kohës, ju do të ndiheni rehat për të folur vetëm në publik.

/businessmag.al