5 këshilla për të bërë PR më të fuqishëm

Media dixhitale ka rritur “fushën e betejës” për bizneset e vogla por gjithashtu e ka bërë më të lehtë se kurrë të arrihen rezultate të matshme duke përdorur PR. Por duhet ta kuptosh se si loja po luhet. Të vihesh re nga personi i duhur, do ta çojë kompaninë tënde “në një nivel tjetër”, por ditëve që i çoje kompanive të mediave fletushka, ju ka ardhur fundi. Loja ka ndryshuar, siç kanë ndryshuar dhe lojtarët. Sot marrdhëniet me publikun janë për të arritur influencat e përcaktuara në rrugët e duhura. Një influencues, psh një blogger i cili mbulon një niche, mund të jetë aq i vlefshëm për biznesin tënd sa një gazetë kryesore, sepse ai apo ajo ka besimin e target grupeve. Çdo gjë ka të bëjë me audiencën, të tyren dhe tënden.

Këto 5 këshilla do ju ndihmojnë për të zbatuar strategji efektive dixhitale për PR :

Këshilla 1: Të vihesh re në kërkimet në Google

Përpara se të filloni një komunikim me audiencën, sigurohuni që e kuptoni se kush janë konsumatorët e targetuar. Krijoni një profil të konsumatorëve duke i dokumentuar tiparet kryesore, sjelljet dhe preferencat e tyre. Ky dokument duhet të përfshijë fjalë kyçe, fjalë dhe fraza të cilat përcaktojnë ofertat e biznesit tuaj. Më pas sigurohuni që këto fjalë janë përdorur në site-in tuaj ashtu siç duhet. Më pas, gjurmoni fjalët të cilat janë duke i sjellë njerëzit në site-in tënd duke përdorur një mjet analitik web-i, siç është “Google Analytics”. Përdorini këto fjalë edhe në njoftimet tuaja për shtyp si dhe në postimet e mediave sociale. Kur kërkojnë në Google, pjesa më e madhe e njerëzve klikojnë vetëm në rezultatet që dalin në faqen e parë. Prandaj është shumë e rëndësishme të investosh në strategjitë e PR të cilat përmirësojnë rangun e kërkimit. “Një PR i mirë, tani shpjegohet me faktin e të qënit më lartë se të tjerët në rezultatet e faqeve të internetit,” thotë JoJo Gutfarb, drejtoreshë e marrdhënieve publike dhe strategjisë dixhitale në kompaninë “Goodwin Group PR”.

Këshilla 2: Trego 1 histori të bukur, vetëm tregoje atë shpejt

“Koha dixhitale i lejon bizneset e vogla për të dhënë një ndikim me mesazhe “të mprehta” në formën e videove ose grafikëve intrigues”, kështu që përpiquni për të përfshirë këto elemente në njoftimet tuaja për shtyp ose email,” thotë Jon Minners, menaxher i përgjithshëm i marketingut në Vault.com dhe ish editor i “Bronx Times Reporter”. Kur të tregoni një histori, duhet të përfshini elementë të tillë në përmbajtje të cilët duhet të jenë të dukshëm për syrin, siç janë fotot, video të shkurtra apo fakte interesante të cilat do të tërheqin vëmëndjen.

Këshilla 3: Identifikoni dhe gruponi influencuesit përkatës

Ndonjëherë, një mënyrë më efektive për të arritur audiencën tuaj është të bëhesh bashkëpunëtor me persona, të cilët e kanë fituar besimin e njerëzve, dhe të shpërndash mesazhin nëpërmjet tyre. Ky quhet marketing influencues. “Ju ende doni të arrini diçka nga mediat prestigjoze, por mundësitë për t’u shfaqur në media jamë rritur në mënyrë eksponenciale. Televizori tani është YouTube, radio është në blog online edhe me audio dhe gazeta është në blog, forume dhe platforma të mediave sociale,” vëren Gutfarb. Marketingu influencues fokusohet në transmetimin e mesazhin tuaj në njerëzit kyç të cilët konsumatorët tuaj të synuar i konsiderojnë me vlerë. Këto influencues shpesh kanë numër të madh ndjekësish në këto media sociale apo bloge popullore. Ideja është që: Të bësh këta liderë të ndajnë historinë tuaj është një qasje më efektive për të ndikuar audiencën tuaj, pjesërisht për shkak se ata tashmë e kanë besimin e grupit tuaj të synuar. “ Duke bërë pyetje të tilla si çfarë mediash sociale janë duke përdorur njerëzit dhe çfarë tip informacioni ata po kërkojnë ështe një fillim i mbarë” thtotë ajo. Buzzsumo është një mjet i cili ju ndihmon të përdorni fjalë kyçe për të kërkuar artikujt më popullor që njerëzit i kanë ndarë me të tjerët.

Këshilla 4: Mediat sociale janë një mjet që përmbush disa qëllime

Media sociale është një “ndryshues loje” i PR sepse bizneset mund ta përdorin atë për të krijuar lidhje me reporterë dhe influencues të tjerë. Reporterët janë qënie njerëzore dhe postojnë foto në mediat socaile për familjen e tyre, kafshët shtëpiake, hobin e tyre etj. Për të krijuar një lidhje me ta, gjëja më e thjeshtë është të komentosh në një foto të qenit të tyre duke i pyetur se çfarë lloji është.

Këshilla 5: Përdorni metodat e PR të ri

Me botime të shtypura, është e vështirë të dini se sa njerëz e kanë lexuar në të vërtetë historinë tuaj. Nga ana tjetër, PR digital ju lejon të monitoroni pikërisht  performancën e punës tuaj. Për ta bërë këtë, shqyrtoni burimet e trafikut në Google Analytics. Kjo do t’ju tregojë se cilat kanale janë më efektive dhe kanë rritur trafikun në faqen tuaj te internetit dhe cila përmbajtje është më interesante për vizitorët tuaj. Për shembull, nëse ju vëreni se përdoruesit kanë shpenzuar më shumë kohë në një faqe të veçantë të faqes tuaj sesa faqe me përmbajtje të tjera, provoni të siguroni më shumë informacion mbi tema të ngjashme. Këto ditë, është më e lehtë se kurrë për bizneset e vogla për t’u futur në lojën dixhitale të PR.

Ju keni të njëjtin akses me influencuesit dhe audiencën tënde, si markat e mëdha. Përqëndrimi në vendosjen e përmbajtjes së duhur në duart e mediave dhe influencuesve të duhur mund të rritë shumë shanset për sukses në PR.
/businessmag.al