3 Strategji Të Ekspozimit Para Se Të Lansoni Fushatën e Juaj Në Media Sociale

Kur flas me pronarë të bizneseve të vogla, ata shpesh më tregojnë që po ‘’bëjnë’’ reklama në media sociale.Unë gëzohem gjithmonë që dëgjoj këtë, por mënyra se si ata përshkruajnë procesin tregon që ata nuk janë të fokusuar në përpjekjet e tyre.Ata nuk e kanë definuar fushatën e reklamave të mediave sociale për markën dhe kompaninë e tyre.

Imagjino një gjeneral duke dërguar ushtarët e tij në fushëbetejë pa marrë parasysh a dëshirojnë ata apo jo, dhe vetëm duke goditur me çfarë kanë afër.Gjeneralët që janë seriozë për aksionet e pagave bëjnë fushata me qëllime të definuara në mënyrë të qartë.

 

Fillo me një qëllim.

Pa një qëllim, si mund t’a dish që ke arritur objektivin tënd?

Qëllimet e zakonshme të fushatave në media sociale përfshijnë tërheqjen e më shumë ndjekësve, krijimin e interesit në një  produkt ose shërbim specifik, lartësimin e vetëdijësimit të markës dhe rritjen e sasisë së përmbajtjes së shpërndarë.Derisa qëllimet e tua nuk janë reciprokisht të jashtëzakonshme, ti mund të bësh më shumë se një përpjekje në moment.Për shembull, ti mujnd të ndërtosh ndjekjen tënde duke kontrolluar në një faqe specifike në website-n e kompanisë tënde.

Çfarëdo që të jenë ato gjëra të identifikuara, ti duhet t’u përgjigjesh disa pyetjeve të rëndësishme:

  • Cilat platforma të mediave sociale do t’i përdor?
  • Çfarë lloji të përmbajtjeve duhet të krijoj?
  • Si do t’i gjurmoj dhe vlerësoj rezultatet?

 

Planifiko orarin.

Pasi ke menduar në mënyrë strategjike për ato që dëshiron t’i arrish me reklamat e tua në mediat sociale, ulu me një kalendar dhe planifiko vitin.Do të ketë më shumë domethënie për ty të lansosh disa fushata në qendër të festave ose stinëve.

Që të ilustrojmë këtë proces, le të konsiderojmë The Great American Total Solar Eclipse, që do të ndodhë më 21 Gusht 2017.Nëse je duke e lidhur këtë fenomen natyror me temën tënde të marketingut, mendo sa kohë do të të duhet të ndërtosh fushatën.Mos prit deri në minutën e fundit dhe pastaj provo të nxjerrësh disa postime dhe grafika kreative.Fillo punën shumë më herët.

Nëse nuk e bën këtë, do t’a gjesh veten të braktisur në errësirë, të paktën në lidhje me postimet e mediave sociale.

 

Mat rezultatet.

 

Nëse qëllimi yt po shton interesim në një produkt ose shërbim specifik, ti mund të masësh sasinë e përmbajtjeve në webfaqen tënde.Nëse beson se ke ndjekës të mjaftueshëm por ata nuk po shpërndajnë postimet e tua aq shumë sa dëshiron, ti mund të përdorësh mjete analitike të ndryshme që të radhitësh postimet e tua të shpërndara dhe të shohësh se cili lloj i përmbajtjeve ka performancën më të mirë.Ose mund të ndërtosh fushatën tënde 2017 rreth një teme duke përdorur hashtag ose të marrësh pjesë në ndonjë garë që të rrisësh lansimin e saj.

/entrepreneur.com.al