3 Mënyra Kryesore se si Shëndeti Juaj Ka Rëndësi në Biznes

Ka studime, dokumentare dhe bibloteka të tëra për rëndësinë e shëndetit tonë. Shëndeti ynë është i rëndësishëm dhe është një nga çelësat se si të jetojmë një jetë të gjatë dhe produktive. Është gjithashtu i rëndësishëm për biznesin tuaj.

Për 12 vite, unë kam luftuar me peshën time. Në vitin 2011, unë isha 170 kg. Në atë vit, kisha mundësi të mrekullueshme që të flas në konferenca në Londër, Paris, Kenya, Izrael dhe në tjera vende. Dhe përderisa audienca ime tha se përmbajtja ime ishte e mirë, ata gjithashtu thanë se ishin të hutuar nga pesha ime. Komentet në Twitter më bënin që të fshihesha në një qoshe  dhe të mos flas në publik asnjëherë.

Pesha ime ndikoi në biznesin tim në mënyra të cilat nuk i kuptoja. Edhe pse mori më shumë se një vit, unë në fund humba ata 170 kg. Pjesa interesante? E pashë biznesin tim të dyfishohej përderisa iu afrova synimit tim të peshës.

Nuk po ju them se biznesi juaj do të shkatërrohet për shkak se nuk keni shkuar në palestër ose keni ngrënë tri pjesë të picës për drekë. Por: Shëndëti juaj do të ndikojë në biznesin tuaj në një mënyrë ose tjetër. Ja se si.

  1. Nivelin tuaj të energjisë

Jeta ndërmarrësore është një jetë e zënë. Ne kemi biznese, punonjës, lokacione, këshillues dhe shumë përgjegjësi të tjera. Çdo ditë, lista jonë e gjërave që duhet t’i bëjmë bëhet më e gjatë. Shpesh, ne shpresojmë të kemi orë shtesë në ditë.  Dhe pas gjithë atij kaosi, ne kemi jetët tona në shtëpi me familjet tona.

Për t’i kaluar këto, ju keni nevojë për energji dhe fokusim. Nëse jeni mbipeshë ose hani ushqim të shpejtë dhe pini pije të gazuara 24/7, nuk do të keni energjinë që iu duhet gjatë ditëve tuaja të maratonës. Ju do të jeni vazhdimisht të lodhur ose duke u zvarritur, dhe nuk do të keni fuqi mendore për t’u fokusuar sepse mendoni për fundin e ditës dhe për jastëkun tuaj. Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet do ju japin energjinë për të cilën keni nevojë dhe do të përmirësojnë fokusin tuaj.

  1. Imazhin publik të biznesit tuaj

Unë shpesh dilja në skenë që të flisja për zhvillimin personal, edhe pse ishte e qartë se nuk e kisha praktikuar atë në jetën time. Ju jeni imazhi publik i biznesit tuaj. Nëse dukeni të shëndetshëm, ashtu do të duket edhe ndërmarrja juaj. Ka përjashtime të çdo rregulli, por si dukemi ndikon në perceptimin e konsumatorëve tonë prezent dhe të ardhshëm. Nëse biznesi juaj bazohet në diçka të cilën nuk e keni bërë ose nuk e keni përjetuar në jetën tuaj, do të ketë një shkëputje në mendjen e konsumatorit potencial.

Dhe unë nuk po flas se sa atraktivë jeni; po flas për shëndetin tuaj. Edhe nëse nuk keni një biznes, jetesa e shëndetshme do të ishte përfituese.  Nëse u tregoni konsumatorëve prezent dhe atyre të ardhshëm se ju e merrni shëndetin seriozisht e bën vendimin të lehtë që ata të punojnë për ju.

  1. Konsumatorët tuaj

Edhe nëse biznesi juaj nuk është në hapësirën e shëndetit, një konsumator ose do të largohet ose do të afrohet bazuar në atë se si e percepton shëndetin tuaj. Konsumatorët blejnë kur ju njohin, ju pëlqejnë dhe ju besojnë. Dhe së pari, ata formojnë një opinion bazuar në atë që shohin.

Nëse atë që shohin është dikush i cili nuk kujdeset për veten, ata nuk mund të vazhdojnë në një pozitë blerëse në mendjet e tyre. Ne të gjithë e dimë se sa të rëndësishme janë përshtypjet e para në gjithçka në jetë. Çfarë përshtypje të parë po u jepni konsumatorëve?

Nëse filloni të kujdeseni për veten do të përfitoni në biznes dhe në  tjera aspekte të jetës. Pasi humba peshë, ndjehesha shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. Mund të dilja në skenë me vetëbesim, dhe të flisja për gjërat të cilat i kam bërë në jetën time, dhe ato nuk ishin vetëm teori më. Gjëja e cila ndan një ekspert me të tjerët është veprimi. Disa ndërmarrës flasin për ato që do të bëjnë. Të tjerët e bëjnë ose e kanë bërë tashmë. Me cilin do të bëje biznes më përpara?

/entrepreneur.com.al