3 Këshilla të Medias Sociale të Cilat Mund t’i Mësoni nga ‘’Çmimi i Duhur’’

Deri më tani, të gjithë e dinë se bizneset duhet të përdorin mediat sociale për të qenë të suksesshëm. Por, nuk është e mjaftueshme që thjeshtë të përdorni llogaritë tuaja të medias sociale, duhet t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Dhe, për shkak se ëndrra ime gjithmonë ka qenë të jem prezantuese  e lojërave televizive, kam marrë inspirim për përdorimin e mediave sociale nga njëra prej lojërave më të fundit, The Price Is Right. Kështu që, ndiqni këto këshilla!

  1. Bëni pyetje

Sa herë që një pjesëmarrës ka nevojë për ndihmë, audienca e The Price Is Right është gjithmonë e gatshme për sugjerimet e tyre. Funksionon në mediat sociale, gjithashtu. Një mënyrë  e mirë për të ndërtuar ndjekjen tuaj në mediat sociale, të krijoni marrëdhënie të thella me komunitetin tuaj dhe të merrni vlerësime të mira është të bëni pyetje. Kam marrë disa prezantime, rekomandime dhe njohuri të mira vetëm duke bërë pyetjet në këtë mënyrë.

Por, sikur anëtari më i zëshëm i audiencës që bërtet’’Një dollarë’’!, kur një pjesëmarrës tashmë ka ofertë prej dy dollarësh, përdorni maturinë dhe jini të vëmendshëm ndaj pakicës vokale. Sigurohuni që ndjekësit tuaj më të zëshëm kanë udhëheqje dhe sugjerime të cilat ia vlen t’i ndjekësh!

  1. Dallohuni

Nëse dëshironi të zgjedheni si pjesëmarrës, duhet të dalloheni. Ka shumë strategji për t’a bërë veten të vërehesh, por strategjitë vizuale duket se funksionojnë më së miri. Për këtë shihni shumë njerëz në shfaqje duke veshur bluza me fraza të zgjuara në to ose duke vallëzuar dhe bërtitur me energjinë më të madhe.

Kështu që, bëni të njëjtën gjë me llogaritë tuaja të medias sociale. Përdorni pamjet vizuale për t’u dalluar. Postimet të cilat përmbajnë fotografi kanë gjasa më të mëdha të pëlqehen, shpërndahen dhe të klikohen, kështu që sigurohuni të përfshini fotografi të cilat bëjnë thirrje ndaj konsumatorëve dhe ndaj klientëve tuaj të shënjestruar(Kur jeni në dyshim, asgjë nuk funksionon më mirë se qenushët dhe macet!). Përfshini tekste të zgjuara dhe inspiruese në fotografinë tuaj për të marrë vëmendje. Përdorni këtë strategji në mënyrë të duhur dhe do të jeni në radhën tuaj të pjesëmarrësve në garë!

  1. Vendosja e duhur është kyçe.

Edhe pse, në realitet, ndjek grafikën e lakuar, shumë njerëz besojnë se ku vendosni çipin tuaj në lojën e famshme Plinko ka rëndësi.

Por, vendosja dhe modelet e duhura janë kyçe në postimet e medias sociale.

Kuptoni vendosjet e duhura në media sociale të cilat do ju dërgojnë direkt para konsumatorëve tuaj të shënjestruar. Kërkoni influencues dhe të famshëm të cilëve baza juaj ideale e konsumatorëve iu beson dhe i ndjek. Nganjëherë, vetëm pëlqimet ose ri-postimet, komplimentet do të jenë të mjaftueshme për të marrë vëmendjen e influencuesit ose edhe të komunitetit të tërë.

Gjithashtu, gjeni tema të momentit, storie të reja ose trende të cilave audienca juaj e shënjestruar u kushton vëmendje dhe kuptoni mënyra të zgjuara, të vërteta për të bashkangjitur postimet e juaja aty gjithashtu. Por, sikur në Cliffhangers, nëse postimi juaj humbet qëllimin, mund të rrëzoheni nga mali i medias sociale, kështu që kujdeuni të mos largoni konsumatorët potencialë!

Dhe mbani në mend: Sikur në lojën Pathfinder, largimi nuk lejohet. Sapo të postoni diçka, do të jetë aty përgjithmonë, kështu që edhe nëse provoni t’a fshini, nuk do të largohet asnjëherë. Është gjithmonë ide e mirë të drejtoni postimet tuaja drejt një pale më objektive, për t’u siguruar se janë të përshtatshme dhe nuk do të keqinterpretohen.

/entrepreneur.com.al