fbpx

Pavol Jozef Šafárik University dhe Univerzita Mateja Bela V Banskej Bystrici janë dy universitetet e reja nga Sllovakia që ju shtuan gamës së gjerë të bashkëpunimeve të Kolegjit Universum me Universitetet më prestigjoze në Evropë.

Pra nga tani studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër me bursë të plotë në njërin nga këto dy Universitete presizgjoze ne Sllovaki.

Pavol Jozef Šafárik University është themeluar që nga viti 1959 dhe aktualisht ka 4 fakultete. Ndersa Univerzita Mateja Bela V Banskej Bystrici është universitet publik i themeluar që nga viti 1992.

Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 297 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Shiko studentët përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këto dy universitete me bursë të plotë.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062