fbpx

Akredituar në Nivel Kombëtar

Universum është akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës për herë të parë në vitin 2009 dhe ri-akredituar në vitin 2013 për një periudhë 5 vjeçare, për studimet Bachelor dhe Master. Gjithashtu, Kolegji Universum është i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Në këtë rast, programet studimore, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë nga ekspertët ndërkombëtarë (për më shumë shih raportet e akreditimit).

Sigurimi i Cilësisë

Misioni i Zyrës së Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit (ZSCA) është që të mbajë standardet më të larta të arsimit në mësimdhënie dhe zhvillim të kurrikulës. ZSCA koordinon, vlerëson dhe rishikon zbatimin dhe zhvillimin e kontrollit të cilësisë.

Parimet janë si më poshtë:

  • Mbajtja e përgjegjësisë primare për sigurimin e cilësisë brenda institucionit tonë, sesa nëpërmjet mekanizmave të jashtëm;
  • Zbatimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse në menaxhim të cilësisë;
  • Vlerësimi i të gjitha aktiviteteve institucionale, duke përfshirë: hulumtim, mësimdhënien, shërbimin ndaj shoqërisë dhe shërbime tjera mbështetëse;
  • Vlerësimi i misionit tonë të veçantë në kontekstin kombëtar të Kosovës;
  • Promovimi i besimit tek partnerët;

Për të zbatuar parimet e sigurimit të cilësisë, Bordi Ekzekutiv vendos standarde për të udhëhequr misionin e ZSCA. Këto standarde sigurojnë përmirësim të vazhdueshëm në cilësinë institucionale. Standardet e themeluara nga Bordi Ekzekutiv janë:

  • Qëndroni të informuar me trendet që përdoren në sigurimin e arsimit cilësor;
  • Qëndroni të informuar për ndryshimet në kërkesat e Agjensionit të Akreditimit të Kosovës;
  • Siguroni  standarde në  diploma,  dhe kualifikimet e dhëna nga institucioni;
  • Monitoroni cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjes së studentëve në lëndë dhe programe;
  • Krijoni  një vlerësim të brendshëm të vazhdueshëm të pikave të forta dhe të dobëta për të ndikuar në politikat;
  • Krijoni një sistem përgjegjësie në mësimdhënie;
  • Siguroni një arsimit cilësor përmes krijimit të rezultateve të të nxënit,  dhe vlerësimit të kurrikulumit;
  • Inkuadroni  nxënësit në vlerësimin e cilësisë;
  • Konsultoheni me Punëdhënësit Potencial për të ofruar opinionet profesionale dhe këshilla mbi studentëve;
  • Zhvilloni  procese të shqyrtimit të brendshëm;
  • Zhvilloni procese të shqyrtimit të jashtëm;
  • Zbatoni rishikimin vjetor të brendshëm të programeve akademike;
  • Zbatoni rishikimin e jashtëm të programeve akademike në bashkëpunim me Agjencinë e Akreditimit të Kosovës;
  • Zbatoni vlerësim të fizibilitetit për gradën dhe strukturën e kursit në programet akademike;
  • Promovoni transparencën në vlerësim;
  • Inkurajoni një mjedisi të sjelljes etike dhe ndershmërisë akademike brenda institucionit në tërësi;                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Misioni i ZSCA është zhvilluar në raport me standardet e Bordit Ekzekutiv përmes metodave të vendosura që janë përditësuar dhe përmirësohen vazhdimisht. Këto metoda bazohen në informacione sasiore dhe cilësore.
    Këto metoda bazohen në vlerësimet e fundit dhe një plan përmirësimi që përditësohen në mënyrë që të përmirësohet cilësia e pritjes. Këto metoda përfshijnë:
    Metoda Sasiore 
  • Sondazhet e studentëve administrohen në fund të semestrit
  • Statistikat për progresin dhe suksesin e studentëve, duke përfshirë pjesëmarrjen, nivelin e përfundimit të studimeve, klasa të përkushtuara për klasat dhe notat.
  • Punësimi i të diplomuarve
  • Sondazhet për kënaqësinë e studentëve
  • Të dhënat socio-ekonomike
  • Statistikat nga rishikimet vjetore dhe periodike Metoda Cilësore
  • Raportet nga vlerësuesit e jashtëm
  • Raportet dhe Rekomandimet e Akreditimit
  • Programet e rishikimit vjetor
  • Shqyrtimet periodike
  • Vlerësimi i Studentëve përmes Dialogut
  • Hulumtime mbi efektivitetin e mësimdhënies
  • Sondazhet e punonjësve dhe industria e profesionistëve
  • Sondazhet e stafit
  • Dialog student / këshilltar

Shqyrtimet e brendshme periodike të programeve akademike
Qëllimi i rishikimeve periodike të programeve akademike është të përmirësojë efektivitetin dhe cilësinë e programit duke e përditësuar atë në mënyrë që të pasqyrojë tendencat e tregut dhe ndryshimet në arsim.

Procedura e Rishqyrtimit të Brendshëm janë:

  • Raport i Brendshëm i Programit Akademik
  • Shqyrtimi i programit nga Bordi i Programit Akademik
  • Vizita e vendndodhjes nga Bordi i Programit Akademik
  • Takimi midis stafit të Programit Akademik, Bordit të Programit Akademik dhe Administratës së Universumit.
  • Plani i veprimit dhe përgjigja nga shqyrtimi i programit

Antarësimet