fbpx

Akademia-Anti Plagjiatura

Kolegji Universum nga tetori i vitit 2019 ka filluar përdorimin Platformës Akademia, sistemit të parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe, për të identifikuar plagjiaturën në temat e masterit, temat e diplomës, punimet seminarike dhe detyrat e ndryshme të studentëve. Ky sistem është përdorur për herë të parë edhe në kontrollomin dhe identifikimin e plagjiaturës në punimet shkencore të studentëve të dorëzuara për pjesëmarrje në volumin e tretë të Revistës së Hulumtimeve të Studentëve të Kolegjit Universum.

Përdorimi i këtij sistemi është mundësuar në kuadër të projektit “Parandalimi i plagjiaturës përmes teknologjisë” i cili financohet prej Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në kuadër të granteve për mbështetjen e unversiteteve. Në kuadër të këtij projekti, përveç tjerash, parashihet ngritja e vetëdijes së studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit Universum dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për rëndësinë dhe mënyrat e evitimit të plagjiarizmit në arsimin e lartë. Kolegji Universum është i vetmi institucion privat i arsimit të lartë që ka përfituar nga ky grant.

Të gjithë të interesuarit Staf apo Studentë, për platformen Akademia Anti Plagjiatura të klikojne në linkun e mëposhtëm: