Të Gjitha të Rejat nga Konferenca F8 e Facebook deri më Tani

Prej se Konferenca e Facebook e vitit 2017 filloi dje, gjiganti i medias sociale ka bërë një numër lajmërimesh për karakteristikat e reja  të cilat do t’i aplikojë. Nga përparimet në realitetin e zmadhuar në asistentë virtualë, lexoni për ofertat më të fundit nga Mark Zuckerberg dhe kompania e tij.

Realiteti i zmadhuar

Gjatë konferencës, Zuckerberg theksoi forma të ndryshme të teknologjisë së Realitetit të Zmadhuar të cilat shumë shpejt do të shfaqen në telefonat tanë. Ai tregoi mjete të cilat do u japin mundësi përdoruesve të vendosin objekte virtuale në vende të vërteta, si p.sh shënime në frigorifer ose art në mure të bardha. Në një demonstrim, ai tregoi aftësinë për të shndërruar fotografitë e thjeshta në skena 3D dhe të vendosë një fushë të lojës.

Kamera

Dy mjete brenda aplikacionit të kamerës së Facebook tani janë në dispozicion. Studio e Realitetit të Zmadhuar është në një ambient privat, dhe zhvilluesit mund të aplikojnë për qasje për të krijuar efekta bazuar në zbulimin e objekteve( p.sh avulli virtual duke dalë nga një filxhan kafeje). Frame Studio tani është në dispozicion për publikun dhe u jep mundësi përdoruesve të krijojnë filterët e tyre të fotografive.

Realiteti virtual

Kompania shpalli lansimin e një aplikacioni shoqëror virtual të quajtur Facebook Spaces. Nëse keni kufje Oculus Rift, me aplikacionin, mund të bëni një  vizatim të vetes, dhe ju dhe tre shokët tuaj mund të shkoni në çfarëdo vendi që dëshironi në mënyrë virtuale nga Parisi në hapësirën kozmike.

Messenger

Për ata të cilët nuk e kanë shkarkuar aplikacionin e Messenger deri më tani, duket se Facebook po shpreson të tërheqë më shumë përdorues me premtimin e një përvoje me shumë nivele. Messenger së shpejti do të japë mundësinë për të luajtur lojëra si Ëords Ëith Friends, dhe Apple Music e cila është në rrugë, në krye me ortakëritë e tanishme me Spotify. Përdoruesit gjithashtu mund të kenë mundësinë për funksionin e pagesave përmes mobilit në Messenger për blerje si biletat e ngjarjeve të ndryshme.

Ndihma virtuale

M ,përgjigja e Facebook për Siri ose Alexa, tani do të jetë në gjendje të hyjë në bisedat e përdoruesve në Messenger. Nëse dikush bën një pyetje se çfarë të porosisë për darkë, M mund të ofrojë sugjerime dhe pastaj të hapë një dritare brenda aplikacionit ku përdoruesi mund të bëjë blerje përmes një pale të tretë.

Botët e bisedave

Në F8, kompania gjithashtu lansoi Chat Extensions. Tani në Messenger, një bot i bisedave mund të hyjë në grupe, në vend të bashkëveprimeve një nga një. Për shembull, një grup mund të përdorë botin e the Score për të ndjekur një lojë ose atë të Kayak për të bërë plane udhëtimi.

Rrethi i zhvilluesve

Falë qëllimit të Zuckerberg për të bashkuar botën fizike dhe digjitale, Facebook dhe Udacity tani janë bashkuar për të organizuar takime në qytetet e vendit, ku zhvilluesit mund të mësojnë aftësi të reja dhe të punojnë së bashku.

Kontrolli i mendjes

Në konferencë, Regina Dugan, drejtoresha e kompanisë të zhvillimit Building 8, tha se ajo dhe ekipi i saj për momentin po punojnë në një pikë nervore e cila do t’i jepte dikujt mundësi të shtypë me mendjen e tij, më shumë se 100 fjalë në minutë.

Ndijorët e lëkurës

Building 8 gjithashtu po zhvillon teknologjinë e ndijorëve të lëkurës e cila do t’i jepte dikujt mundësi të dëgjojë përmes lëkurës të tij. Ekipi po punon në programin e cila e bën lëkurën të imitojë mënyrën se si veshi dhe truri procesojnë frekuencat e zërit. Kjo pajisje artificiale do t’i jepte mundësi trurit të njohë simbolet, fjalët dhe modelet bazuar në atë që prek personi.

Një pamje e re

Në F8, kompania gjithashtu tregoi kamera 360 shkallë të Surround, x24 dhe x6. Kamerat  do të përfundohen më vonë këtë vit. Kompania planifikon të licensojë teknologjinë e prodhuesve të një modeli të hapur. Vitin e kaluar, një kamerë me 360 shkallë u lajmërua në F8. U raportua se kushtonte më shumë se 2,400 dollare për t’u prodhuar.

Lidhja e internetit

Facebook shpërndau disa iniciativa në F8 drejt një qëllimi të tij për të ofruar lidhje interneti në vende ku zakonisht nuk ka qasje. Teher-Tennas janë helikopterë me lidhje të cilt shpërbejnë si rezervë kur fatkeqësitë natyrore ndërprejnë lidhjet. Një tjetër program, projekti Terragraph, përdor antenta për të mbyllur hapësirat e mbulimit të lidhjes së internetit. Projekti në vazhdim Aquila po punon në dronë për të ofruar lidhje interneti.

Lamtumirë, telefonë të mençur?

Gjatë konferencës, Michael Abrash, shkencëtari i  Oculus Research, e bëri këtë parashikim për vitin 2022, syzet e realitetit të zmadhuar do të jenë në dispozicion për konsumatorët, dhe ato mund të marrin famën e telefonëve.

/enterpreneur.com.al