Si Ndikojnë Sezonat në Fushatën tuaj përmes Postës Direkte

Disa shitës të postës direkte fokusohen shumë në atë se kujt i dërgojnë çfarë, saqë humbin pamjen e një tjetër gjëje aq të rëndësishme: kur dërgojnë. Në përvojën time, shumica e industrive kanë një kohë të mirë gjatë vitit për këto dërgesa( kur marrin rezultate të mahnitshme), dhe një kohë të keqe( kur pyesin veten se a po dëgjon dikush).

A e dini se cila stinë është më e mira për ju?

Përderisa mund të keni ide të përgjithshme të kohës së mirë për këto fushata, ju mund të mos i dini ato javë  dhe muaj të cilat duhet t’i shmangni, kur përqindja juaj e përgjigjeve bie si një gur. Si shembull, një nga klientët e mi dërgon letra shitjeje për artikuj të ndryshëm. E dini, drithëra, grurë, sheqer, etj. Ata i mësojnë njerëzit se s’i ti tregtojnë këto mallra bazuar në parime teknike.

Siç mund t’a imagjinoni, njëri prej kandidatëve tanë të shënjestruar për këtë ofertë janë fermerët. Idea është që ata të mësojnë se si të ‘’rrethojnë’’ kulturën e tyre duke blerë dhe duke shitur këto gjëra. Kjo i bën ata më pak të prekshëm ndaj ndryshimeve në treg. Kur fillova së pari dërgimin e kësaj oferte te fermerët, kisha sukses të madh. Por…nuk zgjati! Pas disa muajsh, përqindja e përgjigjeve ra, pothuajse në zero. Pse?

Pas testimit të bërë, muaj pas muaji, e kuptova problemin. Ishte shumë i thjeshtë. Fermerët nuk përgjigjeshin gjatë sezonës së tyre të korrjeve.

Pse? Sepse ata punojnë 20 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ata nuk kanë kohë të lexojnë postën. Ose mendoni për mësimin e diçkaje të re. Por..ata përgjigjen jashtëzakonisht shumë në stinë tjera, pas korrjes. Duke e ditur këtë gjë më dha mundësinë t’u dërgoj letra fermerëve në sezonën kur nuk kishte korrje.

Ja një shembull tjetër. Nëse jeni planifikues financiar, a i dini kohërat më të mira dhe më të këqija të postës?

Planifikuesit financiarë kanë përqindjen më të ulët të përgjigjeve gjatë pushimeve, Ditës  Memoriale, Ditës së Punës, më 4 Korrik, etj. Përgjigjet e tyre janë veçanërisht të ulëta në Nëntor dhe Dhjetor kur shumica e familjeve janë shumë të zëna duke planfikuar dhe duke shpenzuar paratë e tyre në dhurata, udhëtime dhe ushqim. Cila është koha më e MIRË për planifikuesit financiarë të dërgojnë këto letra? Çereku i parë i çdo viti. Janari është më i mirë për shkak se familjet vlerësojnë financat e tyre, dhe kërkojnë mënyra më të mira për të kursyer dhe për të menaxhuar paratë e tyre.

Unë dërgoj mbi 250 letra në vit. Unë GJITHMONË kam diçka në postë, çdo ditë, çdo javë. I kam identifikuar sezonat më të mira për shumë industri. Dhe duke dërguar në kohërat e  duhura, ne përfitojmë shumë nga letrat tona. Eksperimentoni me dërgime të vogla dhe krahasoni përgjigjet gjatë kohës.

Tani të pajisur me informacionet të kohës më të mirë për të bërë dërgesa, do të përfitoni shumë nga reklama juaj.

/entrepreneur.com.al