Si është Brenda Zyrave Qendrore Artistike të Etsy

Selia e  re e Etsy në Brooklyn është më pak se një vit e vjetër, por tanimë ndihet e jetuar. Ka mure shumëngjyrëshe, dhe arti i shitësve të Etsy shihet në korridore. (Ka gjithashtu një pikturë muri e konstruktuar nga tavolina të vjetra të zyrës dhe një tavolinë shahu, e bërë nga një shitës i cili përdori një tavolinë me pedale.) Por gjithashtu është e ngarkuar me gjëra teknologjike; në mes të karakteristikave tjera, gjurmon energjinë solare në kohë reale dhe përdorimin e ujit. Zyra vazhdimisht përdor programe për të bërë gjithçka të rrjedhë në mënyrë më efikase, sipas Josh Wise, drejtori i ekologjisë së vendit të punës. Dhe, ai shpreson, në mënyrë më kreative. Stafi ndan mendimet e tyre.

 

REBECCA MILLER

Menaxhere e Komunikimeve të Brendshme

‘’Të punuarit në një hapësirë e cila nuk është e qëndrueshme dhe mendimtare por gjithashtu e bukur e cila rrit standardet në një nivel të nënndërgjegjshëm. Kam punuar në vende ku dyert e tualeteve nuk kanë  qenë funksionale. Nuk mund të ndihesh mirë për ndikimin që ke në biznes dhe në botë në një hapësirë e cila nuk funksionon në mënyrë të duhur’’.

ERIC BEUG

Haker i Zyrës

‘’Shumë njerëz supozojnë se ‘’haker’’ do të thotë siguria e rrjetit. Puna ime është shumë më kreative. Në dollap, ka pajisje të cilat kanë sensorë të prekjes të cilat bëjnë zhurmë, një instalim i artit interaktiv. Ne kemi një aplikacion të Android e cila i mundëson stafit tonë të peshojë të gjitha humbjet e zyrës tonë për të provuar të marrim metrika të  grimcuara. Ne ndërtuam një njësi matëse në dhomën e biçikletave e cila mat se sa njerëz po vijnë me biçikletë në punë’’.

JASON SHEN

Menaxher i Produktit

‘’Të gjithë njerëzit me të cilët punojmë në produkte janë të mbledhur në dysheme. Por dyshemetë janë të vendosura në atë mënyrë që të përplasem me njerëzit me të cilët nuk punoj çdo ditë por kam nevojë t’i kontrolloj herë pas here. Unë has në njerëzit e duhur në kohën e duhur’’.

MARISA HALL

Koordinuese e Kulturës dhe Angazhimit

‘’Ekipi im është përgjegjës për të mbajtur të gjithë në Etsy të lumtur. Unë fokusohem në harmonizim. Ne bëjmë një vizite artistike çdo javë për të punësuarit e rinj, ata mësojnë historinë e ndërtesës dhe shohin artin e krijuar nga shitësit e Etsy dhe anëtarët e stafit. Ata përfundojnë në Laboratorin e Etsy për të krijuar pjesë arti të cilat shtohen në mur në katin e dytë’’.

ELIZABETH BARTHELMES

Menaxhere e Qëndrueshmërisë

‘’Ne jemi në një hapësirë të shëndetshme. Në e quajmë atë dizajn ‘’biofilik’’: Çdokund që shikoni, ju duhet të shihni gjelbërim, hapësirë të jashtme. Të kesh mundësinë të marrësh ajër të pastër dhe të dalësh në diell mund me të vërtetë të ndihmojë inspirimin’’.

 

ROXIE KARPEN

Menaxhere e Lartë

Studimet e Tregut Global

‘’Më pëlqejnë të gjithë divanët dhe hapësirat ku mund të qëndrosh. Vendi im i preferuar është divani i gjelbër afër zonës së biblotekës. Shumica e librave janë të furnizuara nga ekipet e ndryshme dhe shkrimtarët e stafit. Është sikur të kesh një biblotekë të vërtetë’’.

DAYNA ISOM JOHNSON

Eksperte e Trendeve

‘’Vendi im i preferuar janë karriget e larta të bambusit, të cilat janë sikur lëkundëset në të cilat luaja kur isha fëmijë. Atëherë kisha kreativitetin më të madh. Nuk ka asnjë ditë që nuk vij këtu dhe nuk kam buzëqeshje në fytyrë’’.

/entrepreneur.com.al