Së shpejti Instagram do të punojë offline

Disa pjesë të Instagram së shpejti do të punojnë offline.

Kompania po eksperimenton me eksperiencën offline për përdoruesit në vende ku sinjali i internetit është i dobët.

Sipas një përshkrimi të titulluar “Ndërtimi i Eksperiencës Offline për Instagram,” kompania po teston forma ku njerëzit mund të veprojnë dhe të angazhohen me përmbajtjen pa patur akses në internet.

Por se si kjo do të bëhet e mundur, është akoma e paqartë.

Instagram po teston karakteristikat offline për t’a bërë përdorimin e këtij aplikacioni më të thjesht edhe në vendet në zhvillim.

Duke pasur parasysh se shumica e 600 milionë përdoruesve të aplikacionit janë jashtë SHBA, duke u zgjeruar në rajonet ku lidhja me internetit është e vështirë për t’u gjetur, ky do të jetë hapi kryesor për rritjen e ardhshme.

Facebook ka patur shumë sukses me Facebook Lite, aplikacioni dytësor i kompanisë i cili është funksional për lidhjen 2G dhe tashmë numëron më shumë se 200 milionë përdorues. Kompania gjithashtu po eksperimenton me videot offline në Indi.

Burimi:www.businessmag.al