Projekti IDEA, AIDA dhe GIZ në ndihmë të bizneseve

Në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të zhvillohet për të dytin vit në vendin tonë, projekti IDEA (Innovative Development for Entrepreneurs in Albania).

Ky projekt synon që nëpërmjet leksioneve dhe trajnimeve interaktive, të nxisë frymën sipërmarrëse dhe inovacionin në Shqipëri.

Gjatë projektit të zhvilluar vitin e kaluar, u bë trajnimi i 20 trajnerëve të përzgjedhur nga institucione qëndrore dhe lokale shqiptare me metodën “CEFE”, një metodologji trajnimi e përdorur në më shumë se 70 vende të botës, e cila bazohet në ndërveprimin intensiv të pjesëmarrëseve dhe mundëson forcimin e njohurive teorike dhe praktike në planifikimin dhe fillimin e një biznesi.

Gjithashtu, u zhvilluan trajnime në 4 qarqet kryesore të vendit (Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë), ku morën pjesë rreth 100 biznese start-up, mbi mënyrën si të hartojnë dhe realizojnë një plan biznesi. Në fazën finale të projektit, finalistët prezantuan planet e tyre të biznesit para një jurie të përbërë nga përfaqësues të AIDA-s, Yunus Bussines Albania, Deloitte Albania dhe GIZ, të cilët shpallën edhe 5 fituesit e ideve më të mira.

Për më shumë, ndiqni videon në linkun e mëposhtëm:

Burimi:www.businessmag.al