Platforma e re ekonomike për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Përfaqësues të Bordit u mblodhën pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë, për të siguruar finalizimin e një platforme ekonomike, që do të garantojë për biznesin vendas dhe investitorët e huaj një klimë biznesi të qëndrueshme.

Thithja e investitorëve të huaj, rishikimi dhe qëndrueshmëria e regjimit fiskal, si dhe punësimi ishin disa nga shtyllat kryesore të diskutuara në këtë konsultë që do të mbështesin ekipin e ekspertëve të Forumit Ekonomik, për të prezantuar një platformë ekonomike me impakt real për biznesin që operon në vend, me synimin të çojë drejt trendeve pozitive zhvillimin ekonomik të vendit.

Për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë të ketë avantazhe krahasuese në sektorët prioritarë të identifikuara nga Forumi Ekonomik, duke vendosur kështu në pozicion konkurrues ekonominë shqiptare, për disa sektorë strategjikë.

Partneriteti strategjik i Qeverisë Qëndrore me biznesin ka fokus kyç sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.