Platforma më e re e Monitorimit të Punëtorëve, e Quajtur Orka Work

Ndërmarrës të shumtë ballafaqohen me problemin e vëzhgimit të punëtorëve, respektivisht vëzhgimin e orarëve të punës se sa orë punojnë gjatë ditës, javës apo muajit. Natyra e punës së tyre u’a imponon që ata të jenë në qarkullim të shumtën e kohës duke kërkuar ide të reja për biznesin e tyre.

Kjo gjendje krijon një situatë që vëzhgimi i punëtorëve nuk mjafton të bëhet më me metodat e vjetëra të shënimit të orëve apo me nënshkrime kur hyjnë apo dalin nga vendi punës.

Nevoja është për një sistem elektronik automatik i cili kontrollon orët e puntorëve me anën e telefonëve mobil, e që për më tepër tashmë është krijuar nga një ndërmerrës i ri, i cili e ka quajtur “Orka Work“.  Ky është Armend Haxhidema, nga qyteti i Ferizajt.

Aplikacioni  “Orka Work” është një mënyrë elektronike e kordinimit dhe vëzhgimit të orëve të punëtorëve të cilët fotografohen nga aparati i cili është i vendosur në pjesën ku ata ofrohen për të shtypur kodin.  Ky aplikacion është lansuar në gusht të vitit të kaluar dhe funksionon vetëm në telefonët mobil të tipit IOS. Gjatë ditëve në vijim, program i Orkas do të fillojë përdorimin edhe në telefonët me sistem android.

“Ideja ime ka qenë që fillimisht të krijoj një aplikacion i cili do të lehtësontë punët në kompaninë time të ndërtimit. Unë kisha më shumë se 10 punëtorë dhe dëshiroja të kontrolloja orët e punës së tyre përmes një sistemi të thjeshtë dhe praktik elektronik. Tash e gati 1 vit unë jam duke e praktikuar këtë sistem në kompaninë time dhe ka rezultuar të dalë i sukesshëm tek ata të cilët kanë Iphone. Në këtë mënyrë duke parë tregun që shumë njerëz përdorin edhe telefonat me sistem Android, ditëve në vazhdim do të lansojmë aplikacionin edhe në sistemet e telefonëve Android”, tha Armend Haxhidema.

Pra ju ndërmarrës të cilët ballafaqoheni me këto probleme, zgjidhja juaj është “Orka Work”, e cila përbëhet nga një sistem i thjeshtë dhe praktik i vëzhgimit të orarëve të punëtorëve në kompanitë apo korporatat e ndryshme.

 

 

 

/entrepreneur.com.al