Pastrimi 3 Hapësh për një Faqe Interneti të Përmirësuar

Duhet të jeni në gjendje të përshtateni dhe të ndryshoni për të pasur sukses në biznes. Disa gjëra, qëndrojnë të pandryshuara gjatë viteve, dhe njerëzit të cilët refuzojnë të ndryshojnë lihen në pluhur.

Kjo qëndron veçanërisht e vërtetë për faqen tuaj të interntetit. Nga siguria e përmirësuar në përmbajtje të freskëta, ka gjithmonë ndryshime për të bërë. Këtu janë tri ndryshime të thjeshta të cilat mund t’i bëni për të përmirësuar performancën e faqes tuaj të internetit.

  1. Përmirësoni sigurinë dhe besueshmërinë tuaj.

Konsumatorët po bëhen shumë kërkues në atë se çfarë informacione ofrojnë në internet, veçanërisht kur vjen puna te informacionet financiare dhe personale. Varësisht se a po mbledhni informacione personale si emra, email adresa ose informata të kartës së kreditit për të procesuar pagesat online, duhet t’u jepni vizitorëve tuaj një ambient të sigurtë.

Nëse ende nuk keni kaluar në HTTPS, atëherë duhet të kontaktoni kompaninë tuaj të shërbimit dhe të porositni një çertifikatë të Secure Sockets Layer. SSL krijon një lidhje të sgirutë në mes të shërbimit tuaj dhe shfletuesve të vizitorëve tuaj, duke lejuar që informatat e ndjeshme të transmetohen pa u kompromentuar. Procesi i konvertimit në HTTPS është shumë më i lehtë se sa mund të prisni. Ka shumë burime online të cilat mund t’iu tregojnë se si shkon ky proces.

Kur faqja juaj shfaq një adresë e cila ka HTTPS, u jep vizitorëve më shumë mirëbesim, por ka edhe hapa shtesë të cilët mund t’i merrni.

‘’Ne përdorim HTTPS sepse ne mbledhim informacione të pagesave përmes faqes tonë, por gjithashtu sigurohemi të paraqesim  logon tonë të Better Business Bureau, e cila tregon se jemi një Biznes i Akredituar me vlerësim A+. Shfaqja e simboleve të besimit në faqen tuaj është një mënyrë efikase për të ndërtuar besimin’’, shpjegon Garrett Sutton, kryeshefi ekzekutiv i Corporate Direct.

  1. Përmirësoni dizajnin e faqes tuaj të internetit për të qenë më modern dhe reagues.

Përmirësimi i faqes tuaj të internetit mund t’i japë markës tuaj një transformim të freskët, dhe duke krijuar një përvojë më efikase dhe më shoqërore për vizitorët tuaj. Me më shumë se 65 përqind e qarkullimit i cili vjen nga pajisjet telefonike, duhet të jeni të sigurtë se vizitorët tuaj të gjithë kanë përvojë të kënaqshme, varësisht llojit të pajisjes nëpër mes të cilës ata shfletojnë.

Kur një konsumator kandidat hyn në faqen tuaj të internetit, ai formon një mendim për markën tuaj brenda sekondave. Nëse faqja juaj e internetit ka një pamje jo të freskët, mund të duket si e neveritshme, duke i shtyer kandidatët tuaj drejt konkurrencës. Shumë marka përdorin tema të bëra më parë, por shumica e atyre janë të vjetruara dhe kodi i tyre ngadalëson kohën e ngarkesës.

Merrni në konsideratë një dizajn të përgjegjshëm, me fokus në rritjen e përvojës së përdoruesve. Kjo do të rritë të ardhurat tuaja. Unë së fundmi sigurova një dizajn të një butiku dhe një agjensi të zhvillimit e cila është e specializuar në dizajne dhe kode të reagueshme. Ne theksojmë transparencën, duke ofruar shumë pako të përballueshme për markat e të gjitha madhësive. Një dizajn tërësor është më i përballueshëm se sa mendoni.

  1. Publikoni bloge të reja dhe përmbajtje me video.

Nuk duhet t’a injorojmë përmbajtjen me video, për shkak se ndihmon në tërheqjen e vizitorëve në faqen tuaj të internetit. Por, shumë biznese harrojnë të krijojnë përmbajtje të cilat shndërrojnë ata vizitorë në blerje. Është gjithmonë një ide e mirë të krijoni përmbajtje e cila mëson vizitorët tuaj për produktet ose shërbimet që biznesi juaj ofron.

Kjo mund të jetë në formë të postimeve të blogut, gjërave të shkarkueshme ose edhe video. Phil Cohen, kryeshefi ekzekutiv i Factor Finders ka parë rezultate pozitive nga videot e tyre, duke thënë, ‘’Ne krijuam disa video në faqen tonë të internetit të cilat tregojnë tri kategori, të gjitha të dizajnuara për t’i mësuar kandidatët tanë. Përderisa ne gjithashtu kemi blogun tonë tradicional, ne pranojmë reagime të mira në lidhje me videot tona’’.

Kur është puna tek përmbajtja, të qëndruarit në përputhje është kyçe. Sa herë që shtoni përmbajtje të re, ndihmon faqen tuaj të internetit. Çdo pjesë e re e përmbajtjes është një mundësi për të shënjestruar më shumë qarkullim.

/entrepreneur.com.al