Një Shpjegim i Shpejtë për Ndalesën e Laptopëve për Disa Udhëtarë Ndërkombëtarë

Më 21 Mars, një rregull i lëshuar nga Departamenti i Sigurisë të Shteteve të Bashkuara kërkonte që udhëtarët të cilët fluturojnë në Shtetet e Bashkuara nga 10 aeroporte në vende me shumicë myslimane mos të vendosin elektronikë më të madhe se një telefon të mençur në bagazhin e kontrolluar. DHS identifikoi kamerat, DVD-të, tabletët, printerët e udhëtimit dhe skanerët dhe laptopët si pajisje të cilat nuk do të lejohen në aeroplan.

Aeroportet të cilat u ndikuan nga rregulli janë Abu Dhabi International Airport, Dubai International Airport, Egypt’s Cairo International Airport, Jordan’s Queen Alia International Airport, Kuwait International Airport, Morocco’s Mohammed V Airport, Qatar’s Hamad International Airport, Riyadh’s King Khalid International Airport, Saudi Arabia’s King Abdul-Aziz International Airport dhe Turkey’s Ataturk International Airport.

Për të gjitha fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të cilat largohen nga Shtetet e Bashkuara, rregulli i ri nuk aplikohet.

DHS tha këtë kur deshi të shpjegonte se pse ky rregull po zbatohej: ‘’ Inteligjenca e vlerësimit tregon se grupet terroriste vazhdojnë të shënjestrojnë aviacionin komercial dhe në mënyrë agresive po ndjekin metoda për sulmet e tyre, për të përfshirë mjete eksplozive në gjëra të ndryshme të konsumatorëve’’.

Agjensia nuk tregoi se në çfarë pike do të hiqej, dhe në një kongres këtë javë, sekretari i Homeland Security John Kelly tha, ‘’ne mund të masim në të ardhmen e afërt për të zgjeruar numrin e aeroportëve’’.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu bëri një ndalesë të ngjajshme për fluturimet direkte në Mbretërinë e Bashkuar nga Egjipti, Jordani, Lebanoni, Arabia Saudite, Tunizia dhe Turqia.

Ndërkohë, The Wall Street Journal raporton se administrata e Trump po merr në konsideratë ‘’verifikimin ekstrem’’ për qytetarë nga vende të huaja të cilët duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Këto do të mund të përfshinin të jenë të detyruar të tregojnë fjalëkalimet e tyre të medias sociale, kontaktet e telefonit dhe të dhënat financiare.

Edhe pse asnjëra prej këtyre praktikave nuk janë zbatuar ende, nëse do fillonin, ato do të ndikonin shtetet të cilat marrin pjesë në programin Visa Waiver, e cila lejon njerëzit nga vende specifike të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 90 ditë pa vizë. Shtetet pjesëmarrëse përfshijnë Australinë, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

/entrepreneur.com.al